Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, ka hedhur poshtë rëndësinë e statusit “Non Grata” për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një histori të pabazuar.
Gjatë një interviste në Euronews Albania, në emisionin “Review”, Mediu theksoi se deklaratat e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me këtë çështje ishin politike dhe jo juridike, duke shtuar se Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Non-grata është një histori kot. Menaxheri kryesor i fushatës së Trumpit ishte në krah të Berishës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në deklaratën tre ditë përpara zgjedhjeve që vendimmarrja për statusin non-grata është një vendimmarrje politike me të cilën ne nuk pajtohemi. Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të ardhur në SHBA”, tha Fatmir Mediu.