1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD-LSI plan me kastraveca dhe qofte në duar për të qëndruar 2 ditë para Kryeministrisë: Klanet e Berishës presion në bazë për të shkuar tek revoltat

March 16, 2019
in Aktualitet, Debat
76       
 
76
Shares

Zbardhet skenarët e protestës së opozitës sot para Kryeministrisë. Ndryshe nga herët e tjera, protesta e ditës së sotme pritet të jetë maratonë. Sipas informacioneve të gazetës nga Policia e Shtetit, në kërkesën për lejen për protesta, Partia Demokratike ka kërkuar 48 orë afat, por që është refuzuar nga uniformat blu.

Mirëpo, mësohet se pavarësisht se u është refuzuar kërkesa nga ana e policisë, protesta e sotme mund të zgjasë dy ditë. Megjithatë, kjo gjithmonë do të varet nga numri i pjesëmarrësve në tubim.

Po ashtu, sipas informacioneve mësohet se gjatë protestës së sotme do të ndiqet e njëjta skemë si ajo që ndodhi gjatë protestës së 16 shkurtit, duke mos pasur fjalime. Madje, mësohet se liderët e opozitës do të bëjnë deklarata spontane vetëm në media nga mesi i turmës, duke treguar kështu se edhe ata janë të barabartë me qytetarët. Ndërkohë që, mësohet se Basha ka kërkuar nga baza që të mbulojnë gjithë shpenzimet, përfshi udhëtimin, ngrënien dhe fjetjen, për qytetarët nga rrethet.

Klani i Berishës presion Bashës

Gazeta ka mësuar edhe disa detaje të tjera sa i takon mënyrës së organizimit të protestës, ku bie në sy presioni i hapur që po i bën klani ish-kryeministrit Sali Berisha, kreut të PD, Lulzim Basha, si në bazë, ashtu edhe në parti, duke i kërkuar që sot protesta të karakterizohet nga dhuna dhe kaosi.

Gjatë ditëve të fundit, në bazën e Partisë Demokratike në të gjithë vendin janë zhvilluar mbledhje, ku janë dhënë porositë për protestë. Por sipas informacioneve, në këto mbledhje nuk kanë munguar edhe sherret, duke i ndarë demokratët në dy kampe. Nga njëra anë, është klani i Bashës dhe nga ana tjetër klani i Berishës. Mësohet se klani që mbështet kryedemokratin, duke filluar nga anëtarët e thjeshtë deri tek kryetarët e degëve, në çdo takim apo mbledhje që kanë zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për protestë, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë, por në asnjë rast nuk kanë kërkuar apo udhëzuar se gjatë tubimit duhet me doemos të ketë dhunë.

Madje, retorikën e dhunës nuk e ka artikuluar as vetë zoti Basha gjatë takimeve që ka zhvilluar në qytetet e ndryshme të vendit, teksa iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme dhe të protestojnë në mënyrë demokratike, duke i treguar qeverisë se janë ata shumica dhe jo ajo. Por kjo strategji që ka si kryefjalë protestën demokratike, nuk është mirëpritur nga klani i ish-kryeministrit në bazë.

Sipas informacioneve, mbështetësit e Berishës në bazë edhe pse janë pakicë, po ushtrojnë presion ndaj Bashës dhe vartësve të tyre që ta harrojnë se protesta e sotme do të bëhet demokratike, sikundër ka kërkuar lideri i PD, pasi ata duan që protesta të jetë e dhunshme, në mënyrë që të rrëzohet qeveria dhe jo shëtitet para Kryeministrisë. Megjithatë, mbetet për t’u parë sot se si do të veprohet.

Diaspora dhe qytetarë nga Kosova në protestë

Një tjetër detaj interesant në lidhje me organizimin e protestës është edhe fakti që pjesëmarrës në tubimin e sotëm do të jenë edhe qytetarët të komunitetit të diasporës që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe qytetarët nga Kosova, sidomos nga zonat përreth Kukësit. Në këtë kontekst, mësohet se Basha ka urdhëruar degët që të merren me organizmin dhe të mbulohen të gjitha shpenzimet për qytetarët nga Kosova, madje edhe të diasporës që do t’i bashkohen protestës së sotme. Ndërkohë që pjesëmarrjen e këtyre të fundit e ka konfirmuar dje edhe ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku në rrjetet sociale.

“Më 16 mars do vijnë qytetarë nga Shqipëria do protestojnë para Kryeministrisë. Por do të ketë prezencë edhe të Diasporës. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron”, deklaroi Tabaku. /Rigels Seliman


76       
 
76
Shares
Next Post

Rama sjell historinë e familjes Xali, çfarë ndodhi me shtëpinë e vjetër në “Kala”

E vërteta e thjeshtë e sondazhit të sotëm dhe të 2017-s

Sali Berisha: Azem Hajdari shërbëtor i Ramiz Alisë dhe i sigurimsava, lidhje me krimin

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com