• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

PD u jep aleatëve 7 deputetë në listat e sigurta! Zbulohen prapaskenat me PDIU-në

March 1, 2025
in Debat

Në ditët e fundit përpara të skadimit të fatit të regjistrimit të koalicioneve, Partia Demokratike duket se po gjen gjuhën e përbashkët me aleatët e saj tradicionalë që në 11 maj të dalin së bashku në zgjedhje.

Lideri i opozitës, Sali Berisha u tregua hermetik në konferencën e fundit për shtyp ku nuk pranoi të jepte detaje nga negociatat.

“Negociatat janë në vazhdim me forcat e tjera politike. Nuk kam tagër të komentoj negociata në zhvillim. Negociatat janë në vazhdim dhe kur të përfundojnë do ua njoftoj. Ne jemi të hapur për negociata me të gjitha forcat politike. Edhe partitë e reja dhe uroj që, të realizojnë atë. Një koalicion për 11 majin është rruga e fitores përfundimtare të Shqipërisë dhe ne jemi të hapur ndaj tyre”, u shpreh Berisha.

Top Channel ka mësuar se deri tani demokratët kanë bindur partinë e Ilir Metës të jenë në një listë të përbashkët, megjithëse ky i fundit i nisi negociatat me kushtin për të pasur 6-7 deputetë në listën e mbyllur.

Partia e Lirisë do të marrë katër deputetë në listë të sigurt, ku vetë Meta do të ketë emrin në Tiranë, Edmond Haxhinasto në Elbasan, Erisa Xhixho në Fier dhe Tedi Blushi në Korçë. Ndërkohë që disa kandidatë të PL-së do të jenë në listën e hapur.

Më të lehta duket se kanë qenë negociatat me Partinë Agrare të Agron Dukës, i cili do të marrë një deputet në listën e sigurt në Durrës dhe ajo që është konfirmuar është fakti që ai vetë nuk do të kandidojë.

Vangjel Dule do të marrë një vend të sigurt, për veten e tij, në listën e Vlorës, ndërsa Fatmir Mediu do të jetë sërish deputet nga lista e sigurt e PD-së në Tiranë.

Negociatat e demokratëve, përveç partive të vogla vazhdojnë edhe me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, i cili ka kërkuar 2 deputetë në listë të sigurt, ndërkohë që demokratët janë të gatshëm t’i japin vetëm një.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Kuvendi tregon për vijimin e negociatave mes Shpëtim Idrizit dhe Sali Berishës.

“Menjëherë pas inaugurimit të enjten të sallës me emrin e Bashkim Finos, e kur janë larguar pjesëmarrësit Sali Berisha dhe Shpëtim Idzizi për rreth një orë kanë bashkëbiseduar kokë më kokë“, treguan burimet nga Kuvendi.

Ky është një tregues tjetër e negociatave të ethshme të Shpëtim Idrizit, i cili me sa duket po tenton vendosjen e emrit të tij e të Melisa Dodës në një vend të sigurtë në listë.

Kjo është edhe arsyeja përse Berisha mbërriti me vonesë në Parlament në seancë plenare.

3 marsi është dita e fundit kur partitë duhet të depozitojnë në KQZ listen e tyre të koalicioneve.

Next Post

“Ka tumore për t’u hequr”! Rama: Drejtësia s'është marrë ende me gjakun në kënetë nga vrasja e të pafajshmëve

Misteri: Si hyri gazetari i medias shtetërore ruse, në zyrën ku u mbajt takimi Trump-Zelensky?

“Soros futi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë”, Rama ironizon Berishën: Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit?!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved