Nga Migena Aleksi
Argumenti i dobet se Veliaj ka munguar ne punë 7 muaj – pra 210 dite – nuk e ka bindur opinionin publik, duke qenë se nuk eshtë e vullnetshme kjo mungesë.
Madje shume kundershtare publike te zotit Veliaj, kane pranuar se ne pamundesi per ta mundur me vota, po e mundin me paligjshmeri.
Ne nje kerkim te thjeshte online, rezulton se Veliaj ka qene ne pune thuajse cdo te shtune e te diele ne 10 vitet e fundit, perfshi dhe pushimet ligjore te veres duke
inspektuar punime, mbjelle peme apo hapur shkolla e cerdhe.
Ndaj meqe kontributi i tij po sulmohet ne menyre patetike duke i numeruar mungesat, i bie qe ne tejkalim te Kodit te Punes, ne 10 vjet × 52 jave x 2 dite fundjava (pa pushimet verore, Bajram e Pashke ne qendra sociale, apo dhe naten e Vitit te Ri kur linte familjen per te qene ne Shesh) i bie qe Veliaj ka punuar 1040 dite te padetyrueshme pune ne sherbim te qytetit!
Pra renia ne banalitet se mungesa pa vullnet e 220 diteve shkarkon ate qe punoi 1040 dite me shume se c’i kerkohej, dhe qe prej 7 muajsh as nuk e merr as rrogen prej pezullimit, eshte qesharake.
Ja pse gjithe rrjeti online e qytetarët në rrugë, ndihen të neveritur nga mënyra sesi u sulmua suksesi i njeriut me të votuar në historinë e qytetit!