• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Për të ardhur turp kë kishim dhe kë kemi President! Kapterr Nishani thirrje Metës: Komandant, Rama po krijon juntën ushtarake!

April 11, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Kapterri në lirim Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit që siguria e aeroportit të Rinasit të garantohet nga ushtria pas super grabitjes së 10 mln eurove. Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i kërkon presidentit Ilir Meta të reagojë si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pas vendimit që e cilëson anti kushtetues.

“Vendimi i Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për të nxjerrë me angazhim policor njësi të Forcave të Armatosura ushtarake, jashtë misionit të tyre luftarak dhe pa një vendim të Parlamentit është një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake” shkruan Nishani.

Postimi i plotë

Vendimi i Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për të nxjerrë me angazhim policor njësi të Forcave të Armatosura ushtarake, jashtë misionit të tyre luftarak dhe pa një vendim të Parlamentit është një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e vendit lejojnë përdorimin e Ushtrisë vetëm në rastet e shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonëshme, vetëm me vendim të Parlamentit dhe për një periudhë kohe të përcaktuar qartë. Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes nuk kanë asnjë tagër kushtetues dhe asnjë kompetencë ligjore të lëshojnë një urdhër të tillë.

Si ish President i vendit i bëj thirrje Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Komandantëve të Forcave përkatëse dhe atyre të njësive të caktuara, të mos bëhen pjesë e një cënimi të rëndë të Rendit Kushtetues dhe integritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

FA nuk janë pronë dhe mekanizëm pushteti i një qeverie apo partie të caktuar politike në Shqipëri. Ligji përcakton qartë se çdo ushtarak duhet të refuzojë zbatimin e një urdhëri që është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe Kushtetutën.

Çdo përfshirje në dhunimin e Rendit Kushtetues prej ushtarakëve përbën tradhëti të lartë. Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura duhet të ketë një vokacion të lartë në parandalin e çdo akti që përfshin Ushtrinë në veprime që dhunojnë Rendin Kushtetues.

Forcat e Armatosura të një vendi anëtar i NATO-s nuk mund të sillen e veprojnë nën shembullin e rregjimit bolivarian të Maduros. Dështimi i institucioneve politike për të organizuar dhe drejtuar mekanizmat kushtetues për ruajtjen e rendit publik dhe luftuar krimin e organizuar nuk mund të jenë justifikimi për dhunimin e rëndë të Rendit Kushtetues së vendit.

Next Post

Hajdutët që vodhën bankën dhe shpëtuan Lulin

Rama: Raporti në maj do rekomandojë hapjen e negociateve

Betohen sot në Kuvend 3 deputetë të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved