• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Përgjigje për Ermal Mulosmanin

August 27, 2025
in Blog

Nga Adriatik Doçi

Dy ditë më parë dëgjova për një presonazh me emrin Ermal Mulosmani, i cili pretendon që është gazetar, por edhe regjizor, skenarit, publicist, mendimtar etj., pra që rrok aftësi të veçanta në shumë fusha. Në Shqipërinë tonë groteske ka shumë të tillë. Kohët e fundit, në kënetën politike, ka dalë edhe një Pilinç, i cili zgjohet në mëngjes dhe i tregon vijat e kuqe Trumpit.

Përvoja më ka mësuar se eruditë të tillë shpeshherë më dalin ish SHIK-sa të Bashkim Gazidedes, të kamufluar si drejtorë dhe nëndrejtorë në institucionet publike, përfitues të firmave piramidale përmes konkurseve të bukurisë së Verës, rrufjanë, matrapazë, kodoshë, minj raftesh etj.

Ky personazh, i cili ditët e fundit duket se ka zgjedhur të jetë më shumë gazetar se sa regjizor, kishte shpërfaqur në mexhlisin social një diarre mendore të paprovokuar, dua t’a theksoj të paprovokuar, kundër meje. Kjo ishte edhe arsyja se pse dëgjova për ekzistencën e tij.

Natyrisht që nuk mund t’i përgjigjem çdo dallkauku në rrjetet sociale. Më bjerrë emocionalisht dhe fizikisht. Nga ana tjetër, kush më njeh e di se më argëtojnë më shumë sharësit me pagesë, të frustruar apo të mllefosur.

Megjithatë, për këtë ‘eruditin’ e Vera Grabockës me emrin Ermal Mulosmani, po bëj një përjashtim, kjo për shkak të një ‘merite’ të tij.

Së pari, mësova se ka tentuar t’i vendosë gjobë një medie përmes një llastiku pas ferre të quajtur ‘Thashetheme nga Kupola’. ‘Më jep emisionin për ‘Luftën e Nuseve’ dhe nuk të gjuaj më me llastik pas ferre’.

Së dyti, për të marrë plaçkën e gjobës nuk është paraqitur vetëm, por bashkë me gruan e tij. Edhe kaçaku apo hajduti i vilave me levë të kthyer respekton një normë të pashkruar burrërie; Kur del për plaçkë, nuk nxjerrë gruan para, por shkon vetëm ose me shokët.

Mesazhi im për karagjozin e Kupolës është ky;

Gjethja e fikut nuk është zgjidhje duhur për t’a kruar kur nga përvoja dihet se të shton sëkëlldisjen. Edhe nëse ndihesh si një bajgë e tharë që kërkon të shkërmoqesh për të bërë zhurmë apo për të treguar se frymon, duke u ngjitur pas këpucës së emrave të caktuar, mirë është t’a kruash me gjethet që je mësuar, të cilat nuk t’a përkeqësojnë astmën më pas. Nëse vendos t’a kruash me gjethen e fikut për një dopio raki, për shembull, kruaje, por nuk është burrërore të thuash më pas: Obobo e kaloi cakun, oh pse nuk po reagon shoqata e gazetarëve, oh avokati, oh gjykata!

Nuk po kaloj asnjë cak, balash. Thjeshtë po zbatoj protokollin kur dikush më ndërsen ndonjë zagar si ti.

Nëse unë qenkërkam bandit me maskë, si ka mundësi që më presin në ambasadat perëndimore dhe denoncimet e mia kthehen në dosje penale, ndërsa ty të pret tava e polisës së sigurimeve?

Nëse unë qenkërkam bandit me maskë, si ka mundësi që denoncoj me zë dhe figurë veprimtarinë korruptive të atyre që mbron ti dhe paskërkam droje t’i përgjigjem një miu të hirtë që lëviz sa tek ‘fustani’ i Fevsoz tek kindat e Verës?

Nëse kërkon të bëhesh gazetar në pleqëri dhe të mbrosh interesin publik, bujrum, dil nga fustani i Fevziut dhe e ‘martesave me shkuesi’, dhe denonco me evidenca çdo përfitim të mundshëm të parave dhe pasurive publike, çdo pasuri të pajustifikuar, çdo favor apo shpërdorim, duke nisur nga unë nëse mendon se unë qenkërkam e keqja e Shqipërisë.

Meqë ra fjala, me paditë e tua do bëj atë që kam bërë gjithmonë!

Next Post

Lea Ypi: Çfarë gjeta në dosjen e gjyshes time te policia sekrete

Trump i kërkoi drejtësisë amerikane të ngrejë akuza ndaj miliarderit George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros

Lapaj drejt koalicionit me Berishën dhe Metën: Pse dështova njëherë në dashuri, nuk do të thotë se…

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved