• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Përplasja e parë e veglës së Metës me mandat të përfunduar Vitore Tushës me Ardian Dvoranit në KED! Shkak përjashtimi i Artur Malajt nga gara për Inspektor të Drejtësisë

January 7, 2020
in Aktualitet, Metro

Përjashtimi gjyqtarit Artur Malaj nga gara për drejtimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë ka përplasur për herë të parë anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushën me anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvoranin, i cili është në të njëjtën kohë është edhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në dy dhjetor të 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në prani të Avokates së Popullit Erinda Balanca dhe përfaqësuesit të Presidencës Bledar Dervishaj ka vendosur me shumicë votash për përjashtimin e Malajt nga gara për Inspektor të Drejtësisë. Kjo lëvizje e KED erdhi pas vendimit të formës së prerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta shkarkuar Artur Malajn nga detyra. Vetëm 5 muaj më parë, në korrik të 2019, KED kishte vendosur lejimin e Malajt për të kandiduar, pasi gjyqtari ishte konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut. Por, vendimi i Kolegjit detyroi KED të korrigjonte këtë vendim, duke e shfuqizuar.

Ndërkaq, nga vendimi i arsyetuar, rezulton se anëtarja e KED Vitore Tusha së bashku me Erion Roshin janë pozicionuar pjesërisht kundër vendimit të KED për mënyrën e përjashtimit të Malajt nga gara. Vitore Tushe nuk bie dakord me pjesën arsyetuese të vendimit. Sipas saj, KED nuk duhet ta shfuqizonte vendimin e korrikut 2019 për lejimin e Malajt që të vazhdonte garën, pasi ky vendim, në kohën që është marrë ka qenë i ligjshëm.

Në arsyetimin paralel, Tusha thekson se KED vetëm duhej të ndërpriste vetëm procedurën e vlerësimit të kandidatit. ‘…nëse ecet në këtë linjën e arsyetimit të shumicës, duhet të mbahet parasysh edhe fakti që vendimi i lejimit të kandidimit në kohën e nxjerrjes së tij ka qenë i ligjshëm dhe në këto kushte shumica duhet të kishte parasysh edhe nenin 116 të K. Pr. Administrative sipas të cilit përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligjit, një akt administrativ i ligjshëm nuk mund të shfuqizohet… Prandaj zgjidhja më e drejtë juridike do të ishte vetëm ndërprerja e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Artur Malaj…”.

Megjithatë, në vendimin që mban firmën ë kryetarit të KED, Ardian Dvorani, thuhet se “nisur nga sa analizohet dhe arsyetohet së më sipër, bazuar në gjetjet dhe të dhënat e konsideruara gjatë procedurës së verifikimit dhe të vlerësimit që rezultojnë nga aktet dhe dokumentacioni që përmban dosja e kandidimit, në interpretim të ligjit të zbatueshëm për kushtet dhe kriteret e kandidimit për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, KED vjen në përfundimin se duhet të ndërpresë procedurën e vlerësimit, të shfuqizojë vendimin e mëparshëm për lejimin e kandidimit dhe të vendosë ndalimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj”. Në fund të vitit 2019, KED i ka dërguar Kuvendit një listë me 5 kandidatë për drejtimin e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Në krye është renditur Artur Metani, i cili aktualisht drejton Avokaturën e Shtetit. Anëtarët e KED Arta Marku dhe Margarita Buhali kërkuan përjashtimin Metanit nga gara, me pretendimin se ka ushtruar funksione politike.

Next Post

Shqipëri e vogël apo shqiptarë të vegjël?!

Humoristë që të bëjnë për të qarë! Lesi me Palokën promovojnë "fitorjet" e opozitës së mbetur rrugëve: Ore kur do e rrëzoni këtë Ramën? Paloka: Rama ka rënë, me ne 85% e shqiptarëve

Negociatat me BE: Vjen kthesa e papritur e presidentit Macron

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved