• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Përplasje të forta në bazë: PD ndahet më dysh për protestat, berishistët kërkojnë “14 shtator”

June 2, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Dështimi i protestave të opozitës kanë ndezur debate brenda Partisë Demokratike. Sot do të mbahet protesta e shtatë kombëtare para Kryeministrisë dhe me shumë gjasa mund të jetë protesta e fundit kombëtare. Ndryshe nga sa u deklarua në 16 shkurt se opozita do të rrëzojë qeverinë përmes protestave, realisht nuk ka ndodhur kështu.

Por kjo situatë ka ndezur debatet brenda selisë blu, pasi dhjetra militantë demokratë kanë mbetur të pakënaqur sa i takon ndryshimit të kursit nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Sipas informacioneve, mësohet se Berisha dhe njerëzit e tij, kanë kërkuar nga Basha që në protestën e sotme duhet me patjetër të ketë dhunë, ndërsa i kanë vënë si kusht me patjetër rrëzimin e Ramës. Në këtë kontekst, mësohet se ish-kryeministri e ka argumentuar kërkesën e tij me faktin se opozita ka protestuar disa herë, por Rama sipas tij, as ka ndërmend që të reflektojë dhe të pranojë kërkesat e opozitës.

Kështu që sipas tij, e vetmja rrugë për rrëzimin e qeverisë janë revoltat dhe jo protestat e qeta, sikundër i ka bërë Basha gjatë këtyre javëve. Po ashtu, burimet saktësuan se Berisha dhe njerëzit e tij, siç janë ata në bazë, por edhe ish-deputetët, kanë qenë të prerë në kërkesat e tyre, duke e quajtur këtë protestë si vendimtare dhe jo shëtitje sikundër është bërë në gjashtë tubimet e tjerë.

Mësohet se ish-kryeministri dhe njerëzit e tij janë shprehur se po nuk ra Rama në 2 qershor, as ka për të rënë më. Ndërkohë që, të njëjtat burime theksuan se pas 2 qershorit Berisha ka kërkuar destabilizim.

Disa nga arsyet që kanë alarmuar Berishën

Interesant është fakti se një tjetër arsye që ka detyruar Berishën që të nisë presionet ndaj Bashës, është venitja e protestave dhe reagimi i moderuar i kryetarit të PD. Sipas informacioneve, mësohet se Berisha dhe njerëzit e tij kanë kërkuar nga kryedemokrati që të ashpërsojë reagimin dhe në 2 qershor të mbizotërojë kaos e dhuna dhe jo qetësia që ka shoqëruar protestat gjatë kësaj kohe.

Pasi në të kundërt siç pohuan burimet, opozita do ta ketë të vështirë për të rrëzuar Ramën, aq më tepër që tani jemi në stinën e verës dhe na ndajnë vetëm 28 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale, ku askush nuk do ta ketë më vëmendjen tek opozita.

Kështu që, i ndodhur për kësaj situate, Berisha është hedhur në sulm, duke ia bërë të qartë Bashës se nuk ka më kohë për show, por në 2 qershor duhet me patjetër që të çojë vendin në destabilizim, dhunë dhe kaos. Kështu që, të ndodhur përpara kësaj situate, mësohet se ish-kryeministri i ka kërkuar kryedemokratit që të mos tallet më me militantët, por në 2 qershor të ndajë shapin nga sheqeri.

Madje, faktin se protestat e opozitës po sfumohen dhe po tkurren nga dita në ditë e vërtetojnë edhe tubimet e zhvilluara së fundmi, ku njerëzit dalin dhe kthehen në shtëpi dhe nuk arrijnë objektivin për të cilin mendojnë. Ndërsa një tjetër arsye që ka detyruar Berishën të dalë kundër Bashës, janë flirtet e këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu, mësohet se njerëzit e Berishës në bazë kanë hedhur akuza në adresë të Bashës, duke e quajtur njeri me dy fytyra. Pra, kemi një përplasje Basha-Berisha, ku nga njëra anë ish-kryeministri kërkon dhunë dhe nga ana tjetër kryedemokrati kërkon protesta demokratike. Megjithatë, na duhet të presim sot për të parë se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Rigels Seliman

Next Post

Ja bilancet i dëmeve nga vala e tërmeteve në Korçë!

????????????????????????????????????

Batërdi me parat e shqiptarve! Nga Artan Broci e Dritan Rreshka, te Ramadan Troci e Hysni Demiraj: 30 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vetingu vijojnë të marrin pagë!

Rama paralajmëron Berishën: Tërhiqu nga shantazhet me djegien e Shqipërisë se do ta...

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved