• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Përplasjet me ndërkombëtarët, kostoja që mund të paguajë Kosova për hapjen e urës së Ibrit

August 9, 2024
in Diaspora

Konsumimi i shpejtë i fazave drejt hapjes së urës së Ibrit dhe mbyllja e degëve të Postës Serbe që operonte ilegalisht në veri ka bërë që të ketë një front të ri përplasjeje mes pushtetit dhe ndërkombëtarëve.

Këto lëvizje në veri të vendit mund të ndikojnë në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe me masa të reja ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

“Reagimet ndërkombëtare janë të vazhdueshme e po ashtu këto reagime sigurisht do të prodhojnë pasoja, edhe ashtu jemi nën sanksione të Bashkimit Evropian e po ashtu rruga e Kosovës për Këshill të Evropës e organizata të tjera ndërkombëtare është penalizuar si pasojë e këtyre veprimeve të njëanshme, të pakoordinuara dhe të painformuar sidomos ndaj partnerit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha politologu Fidan Ukaj.

Fakti që ura është e hapur për këmbësorë dhe nuk ka pasur incidente është dëshmi se nuk mund të ketë rritje të tensioneve.

“Të hapet apo të mos hapet aty nuk ka diskutim duhet të hapet sepse thjesht urat janë për bashkim. Tash e 25 vite ajo urë qëndron e mbyllur për automjete kurse qarkullimin e lirë të qytetarëve e ke dhe ajo çfarë është më e rëndësishme nuk e ke asnjë incident etnik”, tha eksperti i sigurisë, Arben Dashevci.

Megjithatë, për hapjen e plotë të urës së Ibrit kërkohet koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe të mos paraqitet si ndonjë triumf.

“Në aspektin e sigurisë kurrë nuk ka qenë më e përshtatshme që kjo urë shumë e famshme të hapet por nëse hapet dhe kur do të hapet këtë ne nuk e dimë por vetëm le të hapet pa ndonjë pompozitet, le të hapet dhe të jetë në koordinim me aleatin tonë të përhershëm me SHBA dhe aleatët strategjikë nga Bashkimi Evropian”, shtoi Dashevci.

Ura e Ibrit është mbyllur në vitin 1999 kur Mitrovica ende ishte e pandarë. Krijimi i komunës së Veriut shfaqi nevojën që çështja e hapjes së urës të bëhet pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Next Post

VIDEO/ E rëndë në Brazil, rrëzohet avioni me 62 pasagjerë

Kush i nxit komentet antiamerikane në rrjete sociale të Kosovës?

VIDEO/ Gati për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme! Rama ndan pamjet nga aeroporti i Vlorës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved