Publikimi i dosjes hetimore të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka rikthyer për të disatën herë në vëmendjen e opinionit publik shqiptar një çështje që në SHBA është mbyllur. McGonigal e ka marrë dënimin e tij dhe ‘faktet’ që janë publikuar në dosje janë mbledhur, janë përpunuar, janë hetuar dhe gjykuar nga drejtësia amerikane. Në këtë kuptim, nuk ngelet asgjë për t’u treguar nga Shqipëria dhe për të mësuar se çfarë duhet dhr çfarë nuk duhet të hetojë FBI.
Megjithatë, kjo çështje është rikthyer në diskursin politik shqiptar, ku Partia Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha e kanë interpretuar si një mundësi për të të mbajtjr gjallë betejën e tyre kundër mazhorancës. Për opozitën, që ndodhet në një krizë të brendshme dhe përballet me sfida të mëdha për legjitimitetin e saj, dosja McGonigal shihet si mundësi për të mbajtur gjallë idenë e saj të mbijetesës.
Berisha është munduar gjithmonë ta interpretojë çështjen McGonigal si komplot edhe të shpalljes së tij Non Grata, pavarësisht se periudha për të cilëm bëhet fjalë në dosje është e qartë që ka të bëjë me drejtimin e PD nga Lulzim Basha, kohë në të cilën Berisha nuk ishte, të paktën, formalisht, në drejtimin e partisë.
Rikthimi i çështjes McGonigal nuk sjell zhvillime të reja në Shqipëri dhe nuk ndryshon asgjë në zhvillimet e brendshme politike. Përkundrazi, rimarrja e saj për të disatën herë nha opozita, madje tani me paralajmërimin edhe të një komisioni hetimor, vetëm sa thekson krizën e PD, e cila prej kohësh shfaq mungesë idesh, strategjie dhe lidershipi.
Në SHBA, çështja McGonigal konsiderohet e mbyllur, ndërsa në Shqipëri, përdorimi i saj duket si një ‘fije bari’ që PD dhe opozita do të kapet për të shpëtuar nga mbytja./nl/TemA