• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Përse Berisha sulmon çdo perëndimor që ka lidhje me Shqipërinë.

November 17, 2022
in Blog

Mero Baze
Sali Berisha po harxhon gjithë energjitë e tij politike në një pikë: Të maskojë izolimin e tij nga perëndimi, duke sulmuar i pari çdo perëndimor për të justifikuar izolimin e tij para demokratëve.

Fillimisht për të justifikuar izolimin nga SHBA dhe vendimin drastik për të mos pasur punë kurrë me të dhe partinë e tij, ai ka vënë në qendër të sulmeve ambasadoren e SHBA Yuri Kim, të cilën përpiqet ta fajësojë si autore e shpalljes së tij “a non grata” familjarisht nga SHBA.

Ndërkohë që ndëshkimin e tij e quan të padrejtë dhe të parëndësishëm, argumentin kryesor kundër qeverisë për Portin e Durrësit e zinte shpikja e tij se aty do të investojnë “Vëllezërit Kariç” nga Serbia që janë sanksionuar po ashtu “person a non grata”. Pra për të, ata që sanksionohen nga SHBA janë kriminelë, por jo ai.

Ai në fakt është sanksionuar familjarisht për korrupsion madhor, për minim të demokracisë dhe shantazh të sistemit të drejtësisë.

Duke qenë se e shikon si të humbur betejën që të normalizoj raportet me ambasadoren e SHBA në Tiranë si institucion, ai përpiqet ta denigroj me fjalor rruge ambasadorin, me qëllim që trushpëlarët e vet të mendojnë se raportet nuk normalizohen se nuk do Berisha dhe jo se nuk do ambasadorja.

Të njëjtën gjë po bën dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, e cila po ashtu e ka shpallur “person a non grata”. Edhe atë po e shpall të korruptuar dhe madje shantazhon se do nxjerr fakte, vetëm që mbështetësit e tij të mos bëjnë atë pyetjen fatale, nëse Doktori që udhëheq partinë e tyre do pijë ndonjëherë kafe me të.

Por përveç SHBA dhe Britanisë së Madhe, ia është po aq i papërfillur dhe izoluar nga Bashkimin Evropian. Ata do të vijnë në Tiranë në fillim të Dhjetorit dhe ai do të përballet me izolimin e tyre.

Për ta shmangur këtë ngjarje, dhe për të mos prodhuar lajmi mospërfillja e Perëndimit ndaj tij, ai ka lajmëruar protestë para dyerve ku do bëhet Samiti i BE në Tiranë, me qëllim që trushpëlarët e vet të thonë “nuk e takuan se u mërzitën nga demonstrata”.

Për kaq e ka gjithë këtë agresivitet. Kërkon të fsheh izolimin dhe të sajoj rrethana lokale për izolimin nga SHBA, Britani e Madhe dhe BE.

Është një skenar i dëshpëruar dhe i lodhshëm për të, por është e vetmja mënyrë që budallenjtë ti qetësoj, duke u thënë nuk më takuan se u prisha mbledhjen. Është e vetmja arsye përse ai bën si i çmendur në parlament, perse i hakërrehet Lulzim Bashës dhe kundërshtareve të vet dhe mbi të gjitha përse sulmon çdo perëndimor që ka lidhje me Shqipërinë.

Kërkon të fsheh fatin e tij dhe të partisë së tij, që do të jenë përjetësisht të izoluar nga Perëndimi sa të kenë atë në krye.

Next Post

Zbulohet numri i italianëve që ndoqën Shqipëri-Itali në televizor, ishte programi më i ndjekur në “prime time”

E FUNDIT/ “Po të fitoj finalen përballë Mesit lë futbollin“, Ronaldo lë mënjanë rivalitetin: Mesi është lojtar magjik, do e ftoj për darkë

Armando Broja largohet nga Shqipëria për ndeshjen me Armeninë, shkon menjëherë tek mjekët e Chelsea

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved