• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pësoi arrest kardiak teksa po festonte ditëlindjen e djalit: Reagime të shumta nga media dhe politika për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

August 23, 2025
in Aktualitet, Kronike

Gazetari Artur Zheji pësoi arrest kardiak teksa po festonte ditëlindjen e djalit të tij, Patrik, në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë.

Miqtë e tij tregojnë se Zheji vuante edhe nga diabeti. Atij iu dha ndihma e parë dhe u nis me urgjencë drejt spitalit, por për fat të keq nuk arriti t’i mbijetonte goditjes në zemër.

Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur thellë opinionin publik, teksa të shumtë janë gazetarët dhe politikanët që kanë reaguar.

Kryeministri Edi Rama, shkroi në reagimin e tij: Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin.”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, shkroi: Homazh për Artur Zhejin!
Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.”

Ministri Taulant Balla shkroi, “Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia tha se “është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale. Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta!”

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, po ashtu nga qelia shkroi mesazhin: Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit! Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot.

Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut. Prehu në paqe mik i mirë!”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka: “U prehsh në paqe Turi! Ikja e beftë na le me dhimbje. Ngushëllime familja sate!

Për pak ditë do të festonit ditëlindjen tënde, e ne miqtë e tu do të të uronim 64-vjetorin. Ke shume kujtime pas, si drejtues e gazetar, si prind, miq e mik. Artur Zheji ishte biri i dy shqiptarëve të shkëlqyer, i zagoritit të gjithëditur Petro Zheji dhe i aktorëve të mirënjohur Besa Imami. Trashëgoi kulturën e tire dhe spikati si personazh në prime.”

Analisti dhe gazetari Martin Leka shkruan se është pa fjalë: “Pa fjalë! Lamtumirë o Tur Zheji! Nuk ishte koha për të ikur o shoku im!”

Gazetari dhe drejtuesi i OPINION, Blendi Fevziu, duke kujtuar bashkëpunimin e gjatë me të, shkroi: “Artur Zheji u nda nga kjo botë papritur, në kulmin e energjive dhe angazhimit publik. Bashkë me të iku një zë autoritar i medias dhe një intelektual i rrallë. U prehsh në paqe, Tur!”

Edhe gazetari Enkel Demi reagoi me dhimbje: “Pa fjalë… Më vjen shumë keq për Turin, fëmijët dhe bashkëshorten e tij.”

Analisti Ilir Kulla ndau një kujtim personal: “Para pak ditësh pimë kafen e fundit dy orëshe me Zhejin, duke folur për planet e të ardhmes. Ja që Zoti paska pasur plane të tjera.”

Teatri Kombëtar shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit i cili jo vetëm si gazetar, por edhe publicist dhe dramaturg ka lënë gjurmë në skenën teatrore shqiptare.

“Në krijimtarinë e tij, fjala u bë reflektim i kohës dhe i shoqërisë, duke pasuruar jo vetëm medien dhe debatin publik, por edhe skenën tonë kombëtare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në historinë e artit dhe kulturës sonë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në mesazhin e Teatrit Kombëtar.

Next Post

Muli i shpreh mirënjohjen Halla Doris për futjen në Parlament

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Rama: Lamtumirë mik! Gjetsh matanë paqen për shpirtin

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved