• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Po punon pas shpinës time, do t’a likuidoj”, telefonata që e acaroi Nanon në Athinë

January 29, 2023
in Histori

Ish-ambasadori shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli, ka botuar një libër me kujtime.

Mes të tjerave, ai përmend edhe një vizitë të Fatos Nanos në Athinë, kur i acaruar nga një telefonatë e marrë nga Tirana, ka tentuar të shkarkojë një ministër me telefon.

Ai nuk përmend emër, por thotë se ishte edhe gazetar, duke lënë të kuptohet së bëhet fjalë për Ben Blushin, shkruan Tema.

Ja kujtimet e Zenelit për rastin në fjalë:

Meqë po shkruaj për kujtime e meqë më lart fola edhe për . . . thashetheme e trillime që vinin këtu nga zyrtarë të lartë shqiptarë e për zyrtarë të lartë, nuk do ta mërzis lexuesin për të folur edhe për një ndodhi…

Tek ishim ulur për një kafe, në pritje për të vazhduar me një takim të radhës, z. Nano i bie zilja e celularit dhe me ato që thuheshin nga ana tjetër, u bë shumë nervoz e nisi të shajë.

– E morët vesh? – iu drejtua gjithë nervozizëm tavolinës. – Po ha drekë me… te Piaca… Ju kam thënë për të? E shihni tani? Nuk reagoi njeri.

– Do ta shkarkoj që tani si ministër, e ka mbushur kupën…
– Mirë do të bësh, – i tha njëri në tavolinë.

– Do të marr Namikun të bëj gati vendimin dhe sapo të kthehem do ta firmos e do t’ia dërgoj Presidentit… kjo ka marrë fund, – tha dhe u bë gati të formulojë numrin e celularit.
– Mirë do të bësh, shumë mirë…, – tha njëri në tavolinë.
Ndërhyra:

– Të lutem, lëre telefonin…

– Ç’më flet edhe ti, – m’u drejtua i nervozuar, – ku di ti se ç’bëhet… Po punojnë pas shpinës sime…

– Dakord, – iu përgjigja, – unë vërtet nuk di asgjë… por këto punë nuk bëhen nga athina. Do thonë: kryeministri shkarkon ministrin… nga Athina. Nuk shkon. Prit deri nesër a pasnesër… Do interpretohet në shtyp edhe se mos i kanë thënë grekët. asgjë nuk ndreqet me sot e me nesër… Ç’janë këta njerëz që të vënë në dijeni se në Piaca po hanë drekë ministri me gazetarin e njohur, deputet, kur je në athinë për vizitë zyrtare?!

– Pret puna për dy ditë…

– Mirë, do merrem me të sapo të shkoj në Tiranë, – do të fliste, po me inat, Kryeministri Nano.

Ʋnë nuk e dija hollësisht “konfliktin”, por vetëm përplasjen e kryeministrit me gazetarin e njohur rebel, deputet në Kuvend. Sidoqoftë, ministri që u nis të shkarkohej nga athina, më 6 maj 2004, ashtu, në nerv e sipër, nga një telefonatë nga Tirana, mbeti ministër deri në zgjedhjet e qershorit 2005, kur PS-ja humbi betejën elektorale. E do të zgjidhej përsëri deputet i saj!

Fatos Nanon, midis të tjerave, pa epitete e vlerësime pozitive, e rrethonin edhe intrigantë, shpifës, puthadorë, lajkatarë… Dhe nuk e di sa i kuptonte, sa i njihte.

Atë ditë në athinë, zëdhënësi Aldrin Dalipi, veças do të më fliste vërtet me ndershmëri dhe me shqetësim për këtë situatë që, duke qenë pranë kryeministrit, e njihte shumë mirë, me emra e me mbiemra politikanësh, deputetësh e zyrtarësh, që herë e “shisnin” e herë e quanin “vëlla”.

Next Post

Ja arsyeja pse Vëllai i Madh ndëshkoi ashpër Luizin dhe Oltën

Përqafimet e ngrohta në studio! Rrëfimi ekskluziv i Ilirit dhe Sabianit pse patën qefmbetje mes tyre

Jeton në kabinë elektrike, mesazhi i ish-mësueses që ka botuar dy libra: Kush u dëshpërua dhe s’u shëmtua

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved