Polic Bedriu me numër telefoni 0674105899 i ngritur nga gjumi keq në mëngjez, merr në telefon qytetarin B.B duke i kërkuar që të paraqitet pranë komisariatit nr 2 sepse i ka filluar Shërbimi i Provës.
Qytetari, i cili mbeti i çuditur nga thirrja e tij, i përgjigjet se mos po telefonon personin e gabuar, sepse nuk ka asnjë dënim të tillë, por është dënuar për drejtim të mjetit në menyrë të parregullt me 40 orë pune në komunitet, për ta kryer brenda 6 muajve nga dalja e këtij vendimi, masë dënimi në të cilën qytetari ishte në proces ekzekutimi.
Por, polic Bedriu i dha urdhër qytetari se duhet të paraqitej urgjentisht pranë komisariatit, për tu njohur me procedurat ligjore të shërbimit të provës.
Pas qytetari u paraqit pranë komisariatit, telefonoi policin e famshëm, një rondokop me uniformë policie, pa kapele, në mes të rrugës, i cili po i tregonte se ishte nën mbikqyerjen e tij deri në maj të vitit 2026 dhe se ky bashibozuke do ta survejonte dhe kontrollonte vazhdimisht. Qytetari i irrituar i kërkoi të shkonin në zyrë për tu sqaruar dhe jo në mes të rrugë dhe atje i ofroi policit të shikonte vendimin e formës së prerë të gjykatës.
Por, polic Bedriu as nuk dejonte ta lexonte apo ndoshta nuk dinte të lexonte, sepse ngulte këmbë se nuk i njihte këto vendime, por njihte një letër bakalli, të cilën e mbante në dorë dhe nuk e lëshonte.
Mbasi qytetari nuk ishte dakord me vendimarrjet e “gjykatësit polic”, Bedriu e kërcënoi se do ta arrestonte nëse vazhdonte t’i kundërshtonte broçkullat e tij.
Qytetari duke e parë se kishte të bënte me një deficent në strukturat e policisë, nuk debatoi, por i kërko policit, që interpretonte vendimet e gjykatës sipas qejfit të tij, t’i jepte urdhërin ekzekutiv apo shkresën që mbante në dorë sikurse pretendonte, por “gjyqtarë” Bedriu largohet nga zyra duke e lën qytetarin pa përgjigje, me dy koleg të tij të cilën nuk kishin asnjë lidhje me lajthitjet e tij.
Qytetari u largua, pa asnjë letër zyrtare nga ana e policisë dhe pa e kuptuar se përse ishte thirrur. Ky është një skandal ku qytetarët nëpërkëmben dhe fyhen nga disa klloun me apo pa kapele që gëlojnë në strukturat e policisë.
Ndaj zotëria i tallur B.B ka filluar procedurat ligjore me avokatin e tij për të paditur “gjyqtarin e rremë” me uniformë polici për fyerje, akuzë të rreme, kërcënim dhe përdorim të paligjshëm të atributeve të gjykatësit, në Shërbimin e Ankesave dhe Çështjet e Brendshme dhe në prokurorinë e Tiranës. /Ekskluzive.al