• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prapaskenat e telefonatës së Trump me Zelenskyn: Putin thotë se mund t’ju marrë të gjithë Donbasin! Debati për garancitë në stilin e NATO-s

August 17, 2025
in Aktualitet
        
 

Biseda ka zgjatur një orë. Dhe “nuk ka qenë e thjeshtë”. As që mund të ishte, duke qenë se përfundimi i samitit për të cilin diskutohej ishte i qartë: asnjë armëpushim në Ukrainë.

Uebsajti Axios, me burime të shkëlqyera në administratën amerikane, po rindërton në detaje telefonatën që u zhvillua në orët e fundit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

1. Për armëpushimin, Trump kalon në pozicionin e Putinit

LEXO EDHE:
Ish-këshilltari i Kremlinit: Tani SHBA-të janë në anën tonë! Takimi Trump-Putin-Zelensky? Do të ndodhë, por lufta nuk do të mbarojë
Trump i ka telefonuar Zelenskyt nga Air Force One, me të cilin ishte kthyer nga Alaska në Washington pas samitit të 15 gushtit me Vladimir Putin, të përqendruar tek kërkimi i një paqeje për Ukrainën. Dhe e ka ftuar për një takim ballë për ballë, që do të zhvillohet të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Samiti i ri parashikohet i komplikuar: pika e nisjes, në fakt, nuk është vetëm mungesa e një marrëveshjeje për armëpushimin, por edhe zhvendosja e qëndrimit të vetë Trump mbi këtë temë.

Nëse deri pak orë përpara samitit lideri amerikan deklaronte se donte “një armëpushim, sa më shpejt, që sot”, dhe theksonte se nuk do të ishte “i kënaqur nëse samiti do të mbyllej” pa këtë vendim, pas takimit Trump është zhvendosur në pozicionin e Putinit. Asnjë ndërprerje e luftimeve: duhet synuar një marrëveshje paqeje “të plotë”. Jo vetëm kaq: marrëveshjen, në këtë pikë, duhet ta mbyllë Ukraina.

2. “Ai tha se mund ta marrë Donetskun nëse do”

Nuk është e vetmja pikë delikate. Sipas rindërtimit të Axios, Trump i ka përcjellë Zelenskyt atë që i ka thënë Putin mbi situatën në terren: se Rusia po bënte përparime të rëndësishme në front dhe se – nëse do të donte – mund të merrte gjithë rajonin e Donetskut dhe zona të tjera ku luftohet.

Zelensky i është përgjigjur Trump se kjo është një gënjeshtër e Putinit.

Ajo që është e qartë është se – siç është shkruar këtu – situata në terren është jashtëzakonisht e komplikuar, por Rusia mbetet – tre vjet pas nisjes së pushtimit – e zhytur në një luftë rraskapitëse, ku çdo përparim, qoftë edhe minimal, i frontit kushton një numër marramendës jetësh njerëzore.

3. “Kushtet” mbi territoret

Gjatë telefonatës – e cila pas një ore, përveç Zelenskyt, morën pjesë edhe disa krerë shtetesh dhe qeverish europiane (mes tyre Giorgia Meloni) si dhe drejtuesit e NATO-s dhe Komisionit Europian – këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff ka ilustruar “kushtet” e Putinit mbi çështjen e shkëmbimit të territoreve.

“Përshtypja”, i ka thënë Axios një burim, “është se në këmbim të territoreve, Putini është gati t’i japë fund luftës dhe të premtojë se nuk do të pushtojë zona të tjera në Ukrainë, si dhe të mos sulmojë vende të tjera”.

Nga rindërtimi mungojnë detaje vendimtare: për cilat territore bëhet fjalë në kuadër të shkëmbimit; dhe mbi të gjitha, cilat janë garancitë e sigurisë që do të vihen përballë “premtimit” të Putinit për të mos sulmuar më.

Moska ka përsëritur disa herë se nuk do ta pranojë hyrjen e Ukrainës në NATO; dhe edhe në fund të samitit, Putin ka thënë se e konsideron thelbësore që t’i jepet përgjigje kërkesave ruse, “rrënjët e thella” të luftës. Mes këtyre “rrënjëve”, Moska ka treguar gjithmonë zgjerimin drejt lindjes të NATO-s; dhe Putini ka kërkuar gjithmonë çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e Ukrainës.

4. Garancitë “në stilin e NATO-s”

Në këtë kuadër, është e rëndësishme të vihet re se në komunikatën zyrtare të komenteve pas samitit, lideri ukrainas Zelensky ka shkruar se “është e rëndësishme që europianët të jenë të përfshirë, në çdo hap, për t’i siguruar Ukrainës garanci sigurie reale, së bashku me Amerikën. Kemi diskutuar gjithashtu (me Trump) mbi sinjalet pozitive, që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, lidhur me pjesëmarrjen në garantimin e sigurisë europiane”.

Për çfarë bëhet fjalë?

Sipas asaj që ka raportuar një funksionar europian për CNN, pjesë e bisedimeve kanë qenë garancitë e sigurisë për Ukrainën, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s – megjithëse pa përfshirjen direkte të Aleancës Atlantike – në rast marrëveshjeje paqeje.
Neni 5 i Traktatit të Aleancës Atlantike i referohet parimit të mbrojtjes kolektive të vendeve anëtare të NATO-s: në rast sulmi ndaj një anëtari, të gjithë të tjerët garantojnë sigurinë e tij ushtarake.

Detajet e sakta të propozimit nuk dihen, dhe nuk është e qartë si do të zbatoheshin garancitë. Ajo që dihet është se Trump është treguar hezitues të angazhojë forca apo burime amerikane për mbrojtjen e Ukrainës.

Por fuqitë europiane kanë propozuar një “forcë sigurie” për Ukrainën, që sipas tyre nuk mund të funksiononte pa një “backstop” nga Shtetet e Bashkuara. Dhe në komunikatën zyrtare europiane – që gjithsesi përsërit se Moska nuk ka të drejtë të vendosë veto mbi hyrjen e Kievit në NATO dhe në BE – flitet për faktin se “koalicioni i vullnetarëve” është gati të ketë “një rol aktiv”.

Pikën e ka konfirmuar zyrtarisht edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Në komunikatën e saj zyrtare, pas asaj të përbashkët, kryeministrja ka shkruar: “Pika kyçe mbetet ajo e garancive të sigurisë për të shmangur pushtime të reja ruse. Vetëm garanci të forta dhe të besueshme në këtë drejtim mund të parandalojnë luftëra dhe agresione të reja. Dhe në këtë aspekt, Presidenti Trump ka rimarrë sot idenë italiane të garancive të sigurisë që frymëzohen nga neni 5 i NATO-s. Pika e nisjes së propozimit është përcaktimi i një klauzole sigurie kolektive që i lejon Ukrainës të përfitojë nga mbështetja e të gjithë partnerëve të saj, përfshi SHBA, gati për t’u aktivizuar nëse ajo sulmohet sërish. Shtetet Europiane mbeten të bashkuara në mbështetjen për Ukrainën në këtë fazë negociatash. Rruga për paqen nuk është e lehtë, por është e rëndësishme që është nisur”./Corriere della sera


        
 
Next Post

Media amerikane: Trump dëshiron të mbajë një samit me Putin dhe Zelenskyn të premten! Mediat ndërkombëtare: Trump do i kërkojë Zelenskyt të hënën shkëmbim territori

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës, Luçiano Boçi: Ky është pasion momental, si mund të heqësh dikë nga drejtimi kur e kemi votuar ne?

Me profesion demokrat i papunë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In