• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Tuesday, September 2, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

P*rdhë sovraniste në qiejt e Tiranës

August 1, 2022
in Blog

Nga Namir Lapardhaja

Pasi e shpallën Amerikën të marrë peng nga Sorosi; pasi e nisën betejën me të dhe e fituan me brohoritjet: “Amerikë, thirri mendjes!”; pasi i treguan vendin me popullin e 7 korrikut dhe të 2 marsit; sovranistët e Tiranës, duke marrë shkak edhe nga ngjarjet e fundit në veriun e Mitrovicës, lanë pushimet për pak kohë, iu larguan rrezeve të diellit dhe freskisë së ujit të detit, komoditetit të Gjirit të Lalzit dhe modernitetit të Green Cost-it në Palasë, dhe u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në mbledhje e sipër, teksa mblidheshin një e nga një e dy e nga dy, në pritje të Liderit të Madh Sovranist, pasi Lideri i Vogël që do të bëhet i Madh është i zënë me çmontimin e akuzave të stisura të sigurimit ndaj tij, duke parë herë sytë e njëri-tjetrit e herë nga dera se kur ai do të mbërrinte, sovranistët e Tiranës i kalonin minutat në heshtje, sepse nata kishte qenë e trazuar në shtetin fqinj dhe ky trazim kishte reflektuar edhe në fjetjen keq të tyre.

Në pritje e sipër, kur duket se të gjithë kishin ardhur dhe salla ishte mbushur me të ftuar, u mbyllën dyert, dritaret dhe asgjë nuk pipëtinte.

Në atë gjendje e sipër, duke mos folur askush, dhe duke mbizotëruar një heshtje, u dëgjua në atë ambient aq të qetë një (mender)… pordhë.

Një pordhë?!

Po, po, e lexuat mirë: një pordhë.

(Këtu historia ndërpriet për pak dhe autori i shkrimit bën një sqarim etik: u kërkoj ndjesë namusqarëve të etikës në publik që do të më kritikojnë për përdorim të fjalës së pistë “pordhë”. Ky nuk është faji im, por i gjuhës shqipe dhe fjalorit të saj, që e përkufizon atë jo si fjalë turpi, por si “gaz i barkut me erë të keqe, që i del njeriut e kafshs me zhurmë nga poshtë”. Kaq sqarimi. Vijon më poshtë historia e pordhës: )

Pas pordhës së parë, duke mos bëzajtur askush dhe duke parë të gjithë njëri-tjetrin në sy, u dëgjua edhe një pordhë e dytë…., pastaj një e tretë…., një e katërt…, një e pestë…. dhe në të gjithë sallën u duk se kushdo, në vend të fjalëve nga goja, po lëshonte një pordhë nga by..a

Dhe këto nuk ishin pordhë si gjithë të tjerat. Nuk ishin pordhë pengjesh dhe të shiturisht, tradhëtarësh apo përfituesish…

Jo, jo! Ishin pordhë sovraniste.

Ishin pordhë të përzgjedhura të opozitës së vërtetë euro-atlantike dhe konservatore.

Ky takim u përmbyll me kaq duke e arritur qëllimin e tij.

Në historinë që do shkruhet në të ardhmen do të ketë një kapitull më vete për këtë zhvillim si nënkre më vete nën titullin: “Pordhë sovraniste në qiejt e Tiranës”. Në të do flitet pikërisht për mbledhjen e mësipërme, se si sovranistët e Tiranës sakrifikuan nga jeta modeste e tyre, duke lënë pushimet në Gjirin e Lalzit dhe në Palasë, për t’u mbledhur dhe për të diskutuar çështjen e Mitrovicës së Veriut. Në atë kohë, sovranistët do të kenë marrë pushtetin dhe do të jetë përmbysur koncepti i tanishëm për pordhën. Lëshimi i tyre do të ketë konotacion tjetër me vendim qeverie

Next Post

Rama, "presion" Vuçiç: Zbato marrëveshjen e dakordësuar me Kosovën, mos mbështet grupet në veri të Kosovës

Rama komenton qëndrimin e Spanjës për mos-njohjen e Kosovës: Arsye që lidhen vetëm me Spanjën, asnjë diskriminim!

Lojtarët e lindur në Angli dhe që luajnë për Kombëtare të tjera, sulmi i lihet Erling Haland-Armando Broja

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved