• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Premier League/ Chelsea fiton 3-4 derbin kundër Tottenham dhe sheh nga kreu! Arsenali gabon kur s’duhet, Fulham e barazon 1-1

December 9, 2024
in Sport

Premier League në Angli vijoi këtë të diel me ndeshjet e javës së 15-të, të cilat dhuruan surpriza. Arsenali u ndal 1-1 nga Fulham, barazim edhe në Leicester, ndërsa Bournemouth siguroi tri pikë në udhëtim. Në 17:30 Chelsea fitoi 3-4 me përmbysje derbin e Londrës kundër Tottenham dhe sheh nga kreu.

Chelsea me Marescan në stol po bën një sezon për t’u marrë shembull në Premier League. Blutë fituan me përmbysje 3-4 në derbin e Londrës kundër Tottenham, duke marrë vendin e dytë dhe duke i shkaktuar Spursave humbjen e shtatë sezonale dhe të dytën radhazi.

Tottenham shënoi dy gola të shpejtë me Solanke dhe Kulusevskin duke e gjetur veten në epërsi të dyfishtë pas 11 minutave lojë, kjo pas dy gabimeve të Cucurellas. Chelsea “u zgjua” dhe shënoi me Sancho në minutën e 17-të, ndërsa në pjesën e dytë realizuan Palmer (dopietë) dhe Enzo Fernendez për përmbysjen e madhe. Në fund Son shënoi golin e tretë për Spurs, por që shërbeu sa për statistika.

Me 31 pikë Chelsea mban vendin e dytë duke lënë pas Arsenalin dhe sheh para vetëm Liverpoolin (një ndeshje më pak) me katër pikë më shumë. Spurs me 20 pikë mbetet në pozitën e 11-të.

Në “Craven Cottage” Fulhami ndali në barazim 1-1 Arsenalin, me “Topçinjtë” që bëjnë një hap pas në garën për të kapur Liverpoolin kryesues. Vendasit kaluan në avantazh pas 11 minutash lojë me Raul Jimenez, ndërsa pjesa e parë u mbyll me këto shifra. Në fraksionin e dytë Saliba vendosi ekuilibrin në minutën e 52 dhe paçka se Arsenal kishte kohë të mjaftueshme në dispozicion, nuk mundi të gjente golin e fitores. Me 29 pikë Arsenal mban vendin e dytë, gjashtë më pak se kryesuesit e Liverpool.

Bournemouth fitoi 1-2 në fushën e Ipsuich. Ishin vendasit që shëuan me Chaplin, ndërsa miqtë përmbysën me Unal në minutën e 87-të dhe Ouattara në 90+5.

Premier League, raundi 15-të:

E diel, 08 dhjetor 2024

15:00

Fulham 1-1 Arsenal

Ipsuich 1-2 Bournemouth

Leicester 2-2 Brighton

17:30 Tottenham 3-4 Chelsea

Next Post

Ankth për sulmuesin e West Ham, Michail Antonio përfshihet në aksident të frikshëm: Lutuni për të

"SHBA e shpalli grupin HTS si terrorist!" Kush është udhëheqësi militant sirian që rrëzoi Assadin?

Bashkia medalje mirënjohjeje për kampionët e boksit të Tiranës, Novruzaj dhe Beqiri! Veliaj: Krenar për sukseset tuaja

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved