Presidenti Bajram Begaj ka caktuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.
Begaj shpalli dekretin për zgjedhjet e pjesshme pasi një ditë më parë qeveria dërgoi në Presidencë vakancën e krijuar në këto bashki.
Ai ka përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës në dekret, edhe pse Erion Veliaj është ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij si kryebashkiak.
Dekreti i Begajt për të përfshirë edhe Tiranë në zgjedhje, pavarësisht se çështja është në Kushtetuese, hap debat.
PD e ka kundërshtuar dekretin e Begajt me anë të Gaz Bardhit, duke thënë se është i paligjshëm.