• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Presidenti i Bjellorusisë: Ky është fundi i gjithçkaje! Politika e sanksioneve synon të…

February 28, 2022
in Bota

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka thënë se politika e sanksioneve synon të eliminojë Rusinë si konkurente dhe po shkakton një luftë tjetër botërore.

“Në një situatë si kjo, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ka sanksione të tilla. Po flitet shumë për sektorin bankar. Gazi, nafta, SËIFT. Është më keq se lufta. Rusia po shtyhet drejt një lufte të tretë botërore. Ne duhet të jemi shumë të rezervuar, sepse lufta bërthamore është fundi i gjithçkaje”, tha Lukashenko.

Mediat vendase shkruajnë se ai theksoi se ndërmarrjet bjelloruse të teknologjisë së lartë mund të ndihmojnë Rusinë të marrë zëvendësues për mikroçipet perëndimore dhe aziatike.

“Shtetet e Bashkuara janë përfituesi i vetëm i asaj që po ndodh këtu,”- tha ai.

“Ajo që po ndodh sot po na nxit të bashkëpunojmë fort. Për shembull, ata kanë paralajmëruar Rusinë se do të ndërpresin furnizimet e pajisjeve të teknologjisë së lartë, para së gjithash, mikroçipëve dhe kështu me radhë, të cilat ne i bëjmë në shoqatën tonë industriale Integral. Mirë se të vijnë!”- tha ai.

Lukashenko paralajmëroi se Minsku dhe Moska do të marrin sanksione shumë të rënda kundër Perëndimit.

“Sanksionet tona, që do të merren nga Rusia dhe Bjellorusia, do të jenë shumë të ashpra… Këta mekanizma tashmë kanë filluar të funksionojnëm,”- tha udhëheqësi bjellorus.

Ai paralajmëroi se një tjetër ‘perde hekuri’ do të binte.

“Është një klishe gazetareske: perde hekuri, perde hekuri. Perdja filloi të bjerë shumë kohë më parë. Ndoshta ka mbetur vetëm një boshllëk i ngushtë, duke lënë pak dritë të kalojë. Kur perdja e hekurt nuk ishte e dobishme për ta, ata ishin duke e kritikuar me zë të lartë. Tani po e ulin vetë… Ne nuk kemi nevojë. Nuk do ta bëjmë të bjerë. Jemi të kujdesshëm,”- përfundoi Lukashenko.

Perëndimi ka vendosur disa paketa sanksionesh ndaj individëve dhe ndërmarrjeve kryesore industriale të Bjellorusisë. Kjo u bë pasi vendi mbajti zgjedhjet presidenciale, të cilat vendet perëndimore refuzuan t’i njihnin. Gjithashtu, ata fajësuan autoritetet bjelloruse për një goditje të ashpër ndaj protestuesve.

Ndërsa sot, BE ka paralajmëruar një tjetër paketë sanksionesh duke e konsideruar Bjellorusinë si bashkëpunëtoren më të ngushtë të Rusisë në luftën në Ukrainë.

Next Post

Putini rrezikon të ngecë! Ukraina do të jetë një Afganistan i ri: Çfarë di profesori?

Vendimi i fundit i Erdogan që pritet të shkaktojë “tërmet”: Turqia e njeh pushtimin rus në Ukrainë si "luftë"! Ja humbja e madhe nga të gjitha anët që do të marrë nga ky vendim!

Putin vë duart te çelësi i armëve bërthamore dhe kërcënon me Luftë të Tretë Botërore

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved