Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit me ovacione nga diplomatët teksa iu drejtua Parlamentit Evropian me mesazhe të forta duke thënë se vendi i tij “po lufton për mbijetesë”.
“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë,” tha Zelensky, duke bërë që përkthyesi i BE-së që bënte përshtatjen nga gjuha ukrainase në atë angleze, të ‘mbytej’ nga emocionet.
“Mblidh forcat Evropë, bëhu me ne”, zyrtari ukrainas nuk i mban dot lotët në PE, ngre alarmin për atë që po ndodh në vendin e tij dhe lëshon thirrjen dëshpëruese: Po na shkatërrojnë…
“Ne dëshirojmë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë.”, u shpreh përkthyesi teksa nuk i mbajti dot lotët.
“Por ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës. Unë besoj se sot ne po iu tregojmë të gjithëve se kjo është pikërisht ajo që jemi.”, tha Zelensky. Fill pas mbarimit të fjalimit të tij, salla u ngrit në këmbë duke e duartrokitur presidentin.
https://twitter.com/zacharybasu/status/1498628934166061058?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498628934166061058%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fbota%2Fpresidenti-zelensy-mes-lotesh-dha-mesazhin-qe-ngriti-ne-kembe-gjithe-pe-emo-i497085