• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Presidenti zgjodhi sahatin

October 1, 2025
in Blog

Nga Adrian Thano

Qeveria ka një hall: do zgjedhje në Tiranë, sa më parë. Presidenti ka një detyrë: të dekretojë datën. Gjykata Kushtetuese ka një dosje – padinë e Erion Veliajt.

Sipas ligjit, sa kohë që ka një ankim aktiv për një shkarkim, zgjedhjet nuk lejohen. Jo për Erjon hajdutin e kësaj parajse qelibarësh. Jo për inat të qeverisë. Por për respekt të shtetit ligjor.

E nëse ashtu e thotë një nen, po qenka dhe një tjetër, kishte dyfish arsye për të mbledhur Gjykatën. Fundja, për këtë e paguajmë.

Në këtë mozaik, topi ishte në fushën e Presidentit Begaj. Do e shkelte ligjin me pretekstin e emergjencës elektorale? Apo do priste vendimin e gjykatës, edhe pse kjo nuk i pëlqen qeverisë?

Ky dekret i nxituar e fut shtetin në një udhë pa kthim. Një datë e hedhur kot, përballë një procesi gjyqësor të hapur, do prodhojë zgjedhje me afat skadence. Një krizë tjetër më shumë, në vend të një zgjidhjeje.

Nga pikëpamja ligjore dhe administrative, Tirana nuk është në emergjencë, si deklarohet. Mund të thuhet se ndodhet në një situatë të pazakontë institucionale. Kjo konsiderohet krizë, por jo domosdoshmërisht “emergjencë”.

Funksionimi i bashkisë vijon. Administrata e bashkisë, nënkryetarët dhe strukturat drejtuese, vazhdojnë të funksionojnë sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore. Nuk ka ndalim të shërbimeve publike: Shërbimet si pastrimi, ndriçimi, infrastruktura, etj, nuk janë ndalur, që do të ishte tregues për një emergjencë reale.

Është cunguar përfaqësimi politik i qytetit, jo funksionimi i Bashkisë. Sa mirë për Tiranën që dy nivelet më të lartë të ekzekutivit, vetë Kryeministri dhe zëvendësja e tij janë marrë drejtpërdrejtë.

Emergjenca funksionale dhe ngërçi politik dhe institucional, janë dy gjëra të ndryshme. E dyta kërkonte zgjidhje të kujdesshme, jo të nxituar.

Vetë debati tregon se legjitimiteti i Veliajt është i diskutueshëm. Në një shtet normal, do prisnim drejtësinë të fliste. Zgjedhjet nuk janë gara shpejtësie.

Presidenti zgjodhi: Më i rëndësishëm sahati, se Kushtetuta. I dha Shqipërisë një datë, dështoi t’i japë demokracisë sonë të telendisur, më në fund, një standard.

Ky opinion u rishkrua pas vendimit të Presidencës

Next Post

Stigma si armë: Kur shqiptarët shpallen “baronë të drogës”

Berisha në Stras...burg me Partitë Popullore, kur duhet të jet në ...burg: Shqipëria narkoshteti i dytë më i rrezikshëm në botë pas Venezuelës

PSG përmbys Barçën, barazim i Juves në Champions, fiton Arsenal e Dortmund

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved