• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Prezantohet “Arkivi online”, tashmë çdo dokument mund të merret nga shtëpia

October 30, 2018
in Aktualitet, Debat

Dokumentet arkivore tashmë mund të merren online, përmes aplikacionit novator të prezantuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, nën kujdesin e zëvendëskryeministres dhe në bashkëpunim me AKSHI.

Përmes këtij aplikacioni, studiuesit mund të porosisin nga çdo vend i botës, në çdo orë të ditës dokumentet që iu duhen dhe pasi të kryejnë pagesën përkatëse do të mund t’i marrin brenda 1-5 ditë. Ky aplikacion e rendit arkivin shqiptar ndër më novatorët, teksa module të ngjashme ka në vendet më të zhvilluara botërore, si Britania e Madhe, Franca, SHBA, por është vendi i parë Ballkanik, pas Turqisë, që ndjek praktikat më të mira ndërkombëtare.

Moduli “Arkivat online” u prezantua sot gjatë një aktiviteti të zhvilluar me studiues e studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku përshëndetën zëvendëskryeministrja zj. Senida Mesi, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, prof. dr. Sabri Laçi dhe dhjetëra profesorë të ftuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, dr. Ardit Bido prezantoi modulin duke bërë edhe blerjen e parë online të kopjeve të dokumenteve. “Ky është një prej kulmimeve të strategjisë së digjitalizimit që kemi dy vjet për të cilin po punojmë. Fakti që module të ngjashme kanë vetëm vendet më të zhvilluara botërore dhe asnjë nga vendet e rajonit na vendos në pararojë në Ballkan për të shërbyer sa më shpejtë dhe sa më mirë studiuesit shqiptarë dhe të huaj, duke i dhënë hov zhvillimit të kërkimit shkencor në vend” – tha z. Bido.

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi theksoi se shërbimi më i shpejtë i çdo qytetari është një prioritet i qeverisë shqiptare. “Ky aplikacion mundëson që në çdo kohë të mund ti shërbehen studiuesit, pavarësisht nëse zyrat shtetërore janë të hapura a të mbyllura” – theksoi ajo -Ne garantojmë mbështetje të plotë për iniciativa të tilla novatore që në fakt vijnë në përputhje edhe me prioritetet e qeverisë shqiptare për digjitalizimin dhe inovacionin. Njëkohësisht, nxisim bashkëpunimin me politikë bërjen me qëllimin që t’ju përgjigjemi nevojave të tregut dhe të qytetarëve”.

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Prof. Dr Sabri Laci falenderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe vlerësoi bashkëpunimin e rëndësishëm mes dy institucioneve duke evidentuar hapjen e Masterit Profesional në Arkivistikë këto 10 vitet e fundit ku mbas diplomimit janë angazhuar të gjithë të diplomuarit në zyra të ndryshme të Arkivave të vendit.

Gjithashtu Drejtoresha e Inovacionit të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit znj. Romina Kostani tha se kjo risi kaq e rëndësishme e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave duke sjellë blerjen e dokumenteve online është po aq e rëndësishme edhe për ne si pjesë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Next Post

Dyshimet: Pse po e shtyn Meta dekretimin e Sandër Lleshit?! Ja si Kushtetuta i heq të drejtën e mosdekretimit!

Shqiperiaqeduam.al/ Mjafton një klik dhe gjen një mik, Rama: Zgjidhi 16.000 ankesa në 1 vit

Video/ Porti i Savonës përfshihet nga flakët, dhjetëra "Maserati" të djegura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved