• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Monday, September 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Problemet e hapura që ka SPAK me mbështetjen politike të SHBA

September 3, 2025
in Blog

Mero Baze

Vizita e fundit si kryetar i SPAK e Altin Dumanit në SHBA, ka ngjallur fantazinë puer skenare të pafundme konspiracioni mbi rëndësinë e vizitës apo udhëzimet që ka marrë nga SHBA. Siç ndodh rëndom në çmendinën tonë në mbrëmje, në çdo ekran shfaqet një “gazetar” që ka burimet e tij dhe të tregon me detaje se çfarë porosish ka marrë Altin Dumani dhe çfarë i kanë kërkuar amerikanët. Nga ekrani në ekran këto udhëzime ndryshojnë sipas hallit që ka pronari i televizionit me drejtësinë amerikane apo qeverinë shqiptare.
Ky është një hall më i madh për Altin Dumanin se sa vetë vizita.

E vërteta ështue se vizitat e SPAK në SHBA janë ndër gjërat më të shpeshta që kur është krijuar si institucion, jo vetëm për shkak të mbështetjes politike dhe financiare që ka nga SHBA, por edhe për shkak të faktit që SHBA i vuri gjoksin Reformës në Drejtësi.

Kështu që është normale që procesi i konsultimit me SHBA të vazhdojë, aq më tepër që tani është proces i ripërtëritjes si për kreun e BKH, ashtu dhe për kreun e SPAK. Dhe ky është një lajm i mirë. Ideja se SHBA nuk do të interesohej më për Reformën në Drejtësi dhe pasojat e saj, rrezikonte që këtu të ktheheshin në standard drejtësie çdo arritje dhe çdo gabim i deritanishëm. Duke e ndjekur procesin, gjërat sqarohen më mirë.

Cilat janë sot problemet e SPAK që SHBA duhet të japë ndihmën e saj?

Së pari, zgjedhja e kreut të ri të SPAK dhe BKH.
Sipas radhës, kreu i BKH duhet të zgjidhet nga SPAK dhe është mirë të jetë në një gjatësi vale me drejtuesin e ri të SPAK, që të mos krijohet dualitet. Brenda vetë SPAK ka aq shumë përçarje dhe grupazhe, sa nuk kemi të bëjmë më me një institucion kompakt, por me një tufë klanesh që duket se i ka ndarë dhe protagonizmi politik dhe ai profesional. Në këtë pikë, roli i Altin Dumanit, së paku, nuk ka qenë përbashkues por ndarës.
Kështu që drejtuesi i ri i SPAK duhet të korrigjojë këtë frymë grupazhi dhe betejën e statistikave duke shkelur me këmbë çdo parim universal të të drejtave të njeriut.
Kështu që roli i afërt i SHBA është që të mbështesë një drejtues të BKH-së që të jetë në sinkron me atë prokuror që ka më shumë shanse të jetë drejtuesi i ri i SPAK pas Dumanit.

Problemi i dytë që ka SPAK është mandati 9-vjeçar që u mbaron së shpejti dhe kërkesa që ata kanë për ta përsëritur këtë mandat.
Raportet personale të Edi Ramës me SPAK janë të paqarta, por raportet politike janë formalisht të acaruara, për shkak të përfshirjes së SPAK në disa çështje hetimore që nuk janë kompetencë e tyre — fjala vjen si përcaktimi i fushës së sigurisë kombëtare apo vendosja e prioriteteve të qeverisë në fusha të ndryshme si mjekësia apo arsimi — ku SPAK ka ndërhyrë duke bllokuar apo gjykuar vendime politike të qeverisë dhe jo çështje korruptive.
Kështu që SPAK i duhet vazhdimi i mbështetjes së administratës Biden për të përsëritur kërkesën që e kishin dhe demokratët: që prokurorëve t’u shtohet mandati. Mandati i tyre mbaron më 2028, por ndryshimet duhen bërë gjatë vitit 2026 2027 që ti lihet kohë dhe vetingut të të rinjëve.

Ky është një rast i mirë për Edi Ramën të bëjë pazar me Uashingtonin, por dhe një moment pazari i tij me disa prokurorë që i kanë krijuar probleme politike me protagonizmin e tyre.
Ndaj është e paqartë nëse Ramës i intereson një fletë lavdërimi nga ndonjë zyrtar i DASH-it, apo largimi i prokurorëve që i kanë sjellë kokëçarje. Nëse bën lëshime vetëm për ish-drejtuesit e SPAK, është një lloj kompromisi që mund të komprometojë raportin jo publik mes tyre.

Ky proces kërkon ndryshime ligjore ku do të duhen dhe votat e opozitës së Berishës, çka mund të përbëjë një rast për të ripërçarë PD në raport me drejtësinë nga Uashingtoni dhe një goditje e re për ta.

Problemi i tretë është ripërtëritja e qëndrimeve publike të SHBA pro SPAK në çdo moment dhe hap të punës së tyre.
Kjo traditë është ndërprerë me ardhjen e administratës së re.
Shkuarja e ambasadores së SHBA në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK nuk besoj se do të përsëritet, dhe deklaratat mbështetëse për çdo debat mes SPAK dhe politikës nuk besoj se kanë shans të përsëriten më.

Realisht, kjo nuk dëmton punën e SPAK dhe as drejtësinë në tërësi, përkundrazi e ndihmon më shumë, pasi mbështetja “pro bono” e çdo veprimi të SPAK ka sjellë realisht deformime të thella në standardet e drejtësisë së re dhe një cilësi të ulët prokurorësh, rekrutuar në disa raste si Olsi Dado dhe jashtë kritereve ligjore, që nuk meritojnë të jenë as prokurorë rrethi të shkallës së parë.
Madje, për këtë arsye, duhet që edhe prokurorët e rinj që do të rekrutohen të rikalojnë në veting dhe teste profesionale, që të mos përsëritet më kjo cilësi që është tani.

Nëse Altin Dumani ka marrë përgjigje për këto tre çështje të rëndësishme, ai ka bërë boll punë, duke ikur si krye i SPAK dhe duke i falenderuar për bashkëpunimin. Pasardhësi i tij do të jetë më i qetë nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, dhe shpresoj më shumë profesionist në përballjen me personazhe të politikës, që të mos përsëriten ato shfaqjet vulgare të sallës së gjyqeve ku prokurorët shahen si rrugaçë me të pandehurit, dhe e kthejnë procesin e hetimit në betejë personale.

Kështu që mos ëndërroni që në takimet e Dumanit me DASH diskutohen emra të përveçëm politikanësh apo dosjesh. Diskutohet axhenda që kanë pasur mes tyre dhe a do të vazhdojë më tej apo jo.
Kjo axhendë përmban këto çështje që citova më lart, të cilat janë të pashmangshme nga diskutimi. Ndryshe, pastaj i bie të ketë shkuar në ndonjë dasmë dhe ka dalë dhe një xhiro në Uashington.

Next Post

Dimal Basha dhe Jana Arsovska kanë shpërndarë idetë e sajuara në kuzhinat e Serbisë

Dumani i paftuar nga DASH! Në dasmën e mbesës së gruas në SHBA baxhanaku e pret me tupan (Video+Foto)

Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB: Ju tregoj operacionin kur u përballëm me Sigurimin e Shtetit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved