• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Tuesday, September 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Proces gjyqësor në Vjenë për ekstradimin e Stela Gugalljës, gënjeshtër! Avokati flet për Zërin e Amerikës: U paraqit vetë në polici dhe…

February 8, 2023
in Aktualitet

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bëri të ditur të martën se në Gjykatën e Vjenës në Austri, po zhvillohet një proces për ekstradimin e Stela Gugallës, ortake e vetme dhe administratore e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, e cila kishte fituar koncensionin për inceneratorin e Elbasanit. Ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, që dhetorin e vitit 2021, kur u kryen dhe arrestimet e para, për çështjen e inceneratorëve, përfshirë ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Gugallja, sipas mediave është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, i konsideruar si truri që vuri në lëvizje të gjithë mekanizmin për ndërtimin e disa inceneratorëve në vend. Të dy, janë në arrati, sikundër dhe Klodian Zoto, ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k e cila ndërtoi inceneratorin e Elbasanit dhe zotëronte dhe 70 përqind të aksioneve në inceneratorin e Fierit.

Prokuroria e Posaçme nuk përcakton se kur dhe në ç’rrethana kanë nisur procedurat e ekstradimit të zonjës Gugallja. Por avokati i saj Klodian Skënderi, i tha Zërit të Amerikës, se ka qenë vetë zonja Gugallja, që me një avokatin e saj janë paraqitur në policinë e Vjenës. Duke qenë në dijeni të urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare, ajo e ka kundërshtuar atë.

Ka qenë ky hap i saj, që sipas avokatit duhet jetë ndërmarrë diku nga pranvera e vitit të kaluar, që ka nxitur procedurat e ekstradimit nga Gjykata e Vjenës, e cila ka marrë dhe të gjithë dokumentacionin e përgatitur nga pala shqiptare.

Fakti që këto procedura kanë kohë që kanë nisur, duket se konfirmohet dhe nga formulimi i Prokurorisë së Posaçme, e cila për rastin shprehet se “deri në këtë moment nuk jemi njoftuar nga autoritetet austriake të drejtësisë për ecurinë e mëtejshme të procedurës së ekstradimit”.

Mbeten të paqarta arsyet e këtij akti, nga ana e zonjës Gugallja, por praktikat e ekstradimit mund të kërkojnë kohë, duke qenë se do të duhet të konfirmohen nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Ndërkohë ajo, siç e konfirmon dhe avokati Skënderi, është e lirë dhe pa asnjë masë shtrënguese nga autoritetet austriake.

Zonja Gugallja akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur deri tani hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit, me 26 të pandehur, duke e çuar çështjen në gjykatë. Ndërsa vijojnë hetimet për rastin e Tiranës, por dhe aspekte të tjera që po heton në dosje të ndara./VOA

Next Post

Euro dhe Dollari nuk gjejnë dot "paqe": Zbuloni se çfarë po ndodh me monedhat e huaja sot

Pas qeshjeve pa kuptim të Deas fillojnë qarjet e Oltës! Kiara i dërgon në televotim "bandën" e intriganteve: Cila do largohet, Olta, Tea apo Dea?

Dhimbje shokuese për mbarë botën! Fjalët prekëse të vajzës në Siri që po mbronte të vëllanë nën rrënoja: Më shpëtoni dhe do bëhet shërbëtorja juaj!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved