• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Procesi i rindërtimit, kryeministri: Brenda vitit të ardhshëm do i kemi të gjitha familjet nëpër shtëpi

December 24, 2021
in Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka qenë i pranishëm në qytetin e Lezhës, për të dorëzuar banesat e reja të rindërtuara për të gjitha ata që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama deklaroi se 97 familje do të kenë banesat e tyre të reja teksa shtoi se të gjitha ato familje që janë në çadra për shkak të gjësë së gjallë dhe tokave, e kanë marrë bonusin e qirasë. “Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi, në kthesë transformimi të zonave të prekura më fort.

Më vjen mirë se këtu jo vetëm që janë bërë gati 97 apartamente, por janë bërë gati 97 banesa më të mira, më të bukura dhe më të forta. Kjo ka qenë arsyeja që ne të ngrihemi më të fortë. Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë. Me kujtimin me dhimbje të humbjeve tragjike të jetëve që nuk kemi mundësi t’i kthejmë, sot po i kthejmë pjesë-pjesë të gjitha familjet pas një periudhë të vështirë.

Sado mbështetje dhe sot janë 100 familje në çadër për arsye të tyre, s’ka si shtëpia. Jam i lumtur që shoh gjyshe, fëmijë të vegjël, që do i thonë “gëzuar” njëri-tjetrit në një shtëpi të re. Nga ana tjetër ne nuk jemi më të mirët e mundshëm, por më të mirë se sa ne, harrojeni se nuk ka”, tha kryeministri.

Lidhur me procesin e rindërtimit në Tiranë dhe Durrës, kryeministri deklaroi se brenda vitit që vjen nuk do të ketë më familje që qëndrojnë në çadra, ndërsa shtoi se duke nisur nga nesër në mendimet e tij do të jenë 97 familje më pak. Sipas tij, procesi i rindërtimit është prioriteti kryesor i qeverisë.

“Për ata në Durrës, ata në Tiranë që presin të kthehen në shtëpi, kjo kërkon kohë. Zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt sa ti do, por kurrë mos të mendojë askush se i them fjalët sa për të kaluar radhën. Dua të them se ky për mua ka qenë prioritet i prioriteteve.

Sot janë 97 familje më pak në mendimet e mia nesër. Brenda vitit të ardhshëm do i kemi të gjitha familjet nëpër shtëpi dhe kujtesa do të jetë në mendje dhe jo në rrënoja”, tha ai.

Next Post

Lista, zbardhet ushtria me këshilltarë e Presidentit dhe Kryeministrit, marrin miliona lekë rroga, Andi Bejtja dhe Lubonja paguhen me lekët e Becchetit

“Ndava me ambasadoren Yuri Kim videon për Metën, që të marrë ‘kartolinën’ e Saliut”! Gary Kokalari plas ‘bombën’: E paralajmërova të numërojë gishtat, pasi t’i japë dorën!

Arrestohen 28 persona në Tiranë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved