• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Profesor Ismet Elezi feston sot 100 vjetorin, ja karriera dhe kontributi që ka dhënë ndër vite babai i së Drejtës Penale dhe Kriminalogjisë në Shqipëri

April 5, 2020
in Aktualitet, Blog

Përgatiti Rigels Seliman

Profesor Ismet Elezi feston sot 100 vjetorin e lindjes dhe të shumë janë urimet që kanë shkuar për të në këtë ditë të shënuar. Politikanë, akademikë, pedagogë, qytetarë dhe ish-studentë të tij kanë uruar sot profesorin, duke i uruar jetë të gjatë.

Prof. Elezi i cili në Shqipëri njihet si babai i së drejtës penale dhe kriminalogjisë në Shqipërika një jeta plot kontribute, pasi përvecse ka kontribuar në Luftën Antifashiste Nacional Clirimtare, ka një karrierë të pasur akademike dhe shërbyer në detyrat më të lartë, duke filluar nga pedagog tek Fakulteti i Drejtësisë, deri tek prokuror dhe kryetar i byrosë juridike në Këshillin e Ministrave, ndërsa mban gradën doktor shkencash. Po ashtu, zoti Elezi është edhe botues i mbi 36 artikujve shkencor, ndërkohë që edhe stafi i Ekskluzive i uron jetë të gjatë profesorit. Ja jeta, karriera dhe thesaret e lëna nga profesor Elezi:

EDUKIMI:

1942: Ka përfunduar Liceun e Tiranës

1942 – 1943: Fakulteti i Letërsi-Filozofisë në Firence (Itali)

1946 – 1951: Fakulteti i Drejtësisë, Shën Peterburg, Rusi, Jurist

1957 – 1960: Studimet Pasuniversitare (aspiratura), Fakulteti i Drejtësisë, Shën Peterburg, Rusi

1961: Marrja e gradës shkencore “Doktor i shkencave“

1972: Marrja e titullit “Profesor“                   

PËRVOJA PROFESIONALE

1951 – 1955 : Prokuror Kasacioni para Gjykatës së Lartë

1952 – 1953 : Pedagog i lëndës “Bazat e shtetit e të së drejtës“ në Fakultetin Ekonomik

1955 – 1957 : Sekretar Shkencor i Institutit të Shkencave

1957 – 1966 : Sekretar Shkencor i Universitetit që nga krijimi i tij

1966 – 1985 : Kryetar i Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave

1957-1966 dhe 1985-1990 : Drejtues i Katedrës Penale në Fakultetin e Drejtësisë

1957 – 1995: Titullar i lëndës “E drejta Penale” në Fakultetin e Drejtësisë, Pedagog i jashtëm i lëndëve “Kriminologjia“ dhe Politika Penale

BOTIME DHE ARTIKUJ

Është autor i 36 botimeve, ku ndër më kryesorët:

– Mbrojtja juridike penale e jetes së njeriut në Republiken Popullore të Shqipërisë, 1962.

– E drejta penale e RPS të Shqiperise (pjesa e përgjithshme) me bashkëautorë, 1982.

– Vepra shkencore “E drejta zakonore penale e shqiptarëve”, 1983, është vlerësuar me Çmimin e Republikës së shkallës së dytë.

– Aparati administrativ shtetëror në RPS të Shqipërisë, 1987.

– Krimet kundër jetës, 1989.

– Leksione mbi kriminologjinë, 1994.

– Zhvillimi historik i legjislacionit penal, botim i vitit 1997.

– “E drejta Penale“ (Pjesa e posaçme) botuar tetë herë.

– Teksti: Komentar i Kodit Penal (pjesa e pergjithshme) me bashkeautorë Maksim Haxhiu e Skender Kaçupi, botim i vitit 1999, 2001, 2004, 2008.

– Vrasjet pëelr hakmarrje dhe për gjakmarrje, 2000.

– E drejta zakonore e Labërisë, 1994, 2002.

– Njohuri për të drejtën zakonore mbarëshqiptare, Prishtinë, 2003.

– Teksti: Politika penale, me bashkëautore Vasilika Hysi, 2001.

– Mbrojtja juridike-penale e pasurisë, 2002.

– Kanuni dhe Statutet mesjetare, në revistën “Ligji dhe jeta” Suplement, Statutet e Shkodrës, 2003.

– Ndërmjetësimi për pajtim në konfliktet penale, 2004.

– Me syrin e juristit, 20 vjet të Qeverisjes moniste, 2004.

– Kanuni i Labërisë, 2006

– Zhvillimi historik i mendimit juridiko – penal, 2010

– Historia e së drejtës penale, 2010

Gjithashtu ka botuar artikuj shkencore dhe mbajtur referate e kumtesa në konferenca e seminare shkencore kombëtare e ndërkombëtare, sidhe artikuj publicistikë gjithsej 260 botime.

Ka qënë edhe anëtar i komisioneve për përgatitjen e Kodit Penal të vitit 1952 e të Kodit Penal të vitit 1977, si dhe të Kodeve të Procedurës Penale e të kodeve të tjerë.

Ka marrë pjesë në Komisionin për Kushtetutën e vitit 1977.

Pas viteve 90-të ka qënë anëtar i komisionit për reformën ligjore në Kodin Penal të vitit 2001.

Ka zhvilluar ligjërata në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe në Shkollën e Magjistraturës (Tiranë).

Ka udhëhequr në vazhdimësi tema diplome, masterash e disertacionesh dhe ka drejtuar komisione për mbrojtjen e tyre.

Në vitin 1998, Qëndra6 Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (Angli) e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar“ në Shkencë dhe biografia e tij është botuar në Fjalorin Ndërkombëtar të Biografive.

Ka dhënë një ndihmesë të çmuar në hartimin e legjislacionit penal shqiptar dhe në veprimtaritë e Fondacionit për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve, si anëtar i bordit të tij.

Është veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Next Post

Doktor “vdekja” numëron “arkivolët”: Vdekshmëria në Shqipëri, pothuajse dyfish i rajonit

Info për SPAK/ Iliri ka fshehur prangosjen që i bëri Saliu në gusht 1992; ndërsa Saliu, arrestimin që i bëri Iliri në nëntor 2000

“Është rivënie në skenë e versionit më të fundit të “Babales”, Xhaçka reagon ndaj padisë së PD: Ikurajoj SPAK që ta hetojë e përparësi këtë akuzë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved