• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Profesori italian nxit urrejtje ndaj hebrenjve, polemika në Itali

August 27, 2025
in Bota

Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin nga lista e miqve në Facebook personat hebrenj, si një formë presioni ndaj Izraelit për luftën në Gaza, ka ngjallur polemika në vendin fqinj.

Propozimi, i shpërndarë nga vetë profesori në rrjetet sociale, ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga akademikë dhe politikanë.

Në reagimin e tij ndaj situatës në Gaza dhe viktimave civile, profesori Luca Nivarra e cilësoi “holokaust palestinez” ofensivën izraelite dhe sugjeroi një bojkot social të personave hebrenj, madje edhe të atyre që deklarojnë publikisht kundërshtimin e tyre ndaj politikave të qeverisë izraelite.

“Nuk dua të përzihem në çështje që nuk më prekin drejtpërdrejt, por meqenëse kemi shumë pak mjete për të kundërshtuar Holokaustin palestinez, një sinjal, sado modest, mund të jetë të hiqni nga lista e miqve “miqtë” tuaj hebrenj në Facebook, madje edhe ata “të mirë”, të cilët deklarojnë veten të neveritur nga ajo që po bëjnë qeveria izraelite dhe IDF.

Ata gënjejnë, dhe me gënjeshtrat e tyre, ndihmojnë në mbulimin e tmerrit. Është një gjë e vogël, shumë e vogël, por le të fillojmë t’i bëjmë të ndihen të vetmuar, ballë për ballë me përbindëshat në të cilat janë bashkëfajtorë”, deklaroi profesori italian.

Pas shpërthimit të polemikave, rektori i Universitetit të Palermos, Massimo Midiri është distancuar nga deklarata e profesorit Nivarra, duke theksuar se kjo është një nismë personale e tij dhe e papranueshme për institucionin akademik.

“Një iniciativë personale që është e rrezikshme nga ana kulturore dhe larg parimeve të universitetit tonë. Unë distancohem nga deklaratat e Profesor Luca Nivarra-s. Propozimi i tij rrezikon të nxisë pikërisht dinamikën që ai pretendon se po kundërshton. Për çështje komplekse si konflikti në Lindjen e Mesme, rruga përpara duhet të jetë ajo e dialogut dhe debatit kritik, jo e izolimit dhe asaj që i afrohet censurës ideologjike”, theksoi rektori.

Ai rikujtoi gjithashtu se universiteti ka mbajtur një qëndrim të balancuar dhe kritik ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme, duke dënuar të dyja palët.

“Gjatë vitit 2024, dhe të konfirmuara në vitin 2025, Senati dhe Bordi i Drejtorëve të Universitetit tonë miratuan disa mocione mbi konfliktin në Palestinë, duke dënuar si sulmin brutal dhe të pakuptimtë nga Hamasi më 7 tetor ashtu edhe veprimin ushtarak të mëvonshëm të Izraelit në Gaza.

Universiteti ka dënuar dhe dënon me vendosmëri mizoritë e kryera nga qeveria izraelite në Palestinë, duke përsëritur kundërshtimin e saj më të vendosur dhe denoncimin më të ashpër të vazhdimit të një konflikti që vazhdon të shkelë të drejtat e njeriut dhe të synojë sistematikisht një popullsi të tërë”, theksoi rektori.

Edhe ministrja e Universitetit dhe Kërkimit, Anna Maria Bernini reagoi menjëherë, në rrjetet sociale, duke mbështetur edhe deklaratat e rektorit që distancohet nga propozimi i profesorit

“Deklaratat e profesor Nivarrës ofendojnë jo vetëm popullin hebre, por të gjithë ata që identifikohen me vlerat e respektit dhe bashkëjetesës civile. Fjalët e Rektorit Midiri përfaqësojnë një distancim të qartë dhe të domosdoshëm nga deklaratat e papranueshme, një meritë për të gjithë komunitetin akademik të Palermos. Konfliktet kapërcehen përmes dialogut, jo izolimit, dhe vetëm përmes kësaj rruge mund të farkëtohet një rrugë e vërtetë drejt paqes, një qëllim ndaj të cilit Italia dhe bashkësia ndërkombëtare mbeten të përkushtuara”, deklaroi ministrja Bernini në rrjetet sociale.
This new air conditioner cools down a room in just secondsNews of the Discovery |
Sponsored

Next Post

Flutura Açka: Mos qeshni me Adriatikun, por qani për veten tuaj. Do t’ju hanë edhe juve ngadalë….

“Shpëtoi serbët”! Pse Vuçiç dhe Dodiku po 'vrapojnë' pas presidentit amerikan

Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit, ja pamjet panoramike nga liqeni Pogradecit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved