• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

PROFILI/ Kush janë ministrat e rinj, të “Rama 4”?

September 11, 2025
in Aktualitet

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot qeverinë e re. Mes tyre ka emra që konfirmohen, por edhe emra të rinj.

Më poshtë, një profil i shkurtër i gjithë ministrave.

Belinda Balluku – zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Belinda Balluku ka mbajtur detyrën e zëvendëskryeministres prej vitit 2022 dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019. Më herët, nga shtatori i vitit 2013 e në vazhdim (2019), Balluku ka shpëryer në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Albcontrol.

Ajo është diplomuar në Programin Ekzekutiv “Zhvillim Ekonomik” nga Harvard Kennedy School, si dhe me titull nderi nga IATA (International Air Transport Association) për menaxhimin e shërbimeve të lundrimit ajror (Air Navigation Services Management).

Albana Koçiu – ministre e Brendshme

Mandatin e kaluar ajo ishte ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, por ky mandat i ri do ta gjejë në një pozicion të ri, si ministre e Brendshme.

Koçiu ka lindur në Tiranë, më 10 Korrik 1977. Prej shtatorit 2023, ka mbajtur postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përpara kësaj detyre, ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013. Në kuadër të kësaj detyre, Albana Koçiu u emërua nga qeveria shqiptare si negociatore në procesin screening me Komisionin Evropian, duke kryesuar delegacionet shqiptare në nivel teknik lidhur me procesin e Reformës së Administratës Publike (PAR).

Elisa Spiropali – ministre për Europën dhe Punët e Jashtme

Kuvendin e legjislacionit të kaluar e la si kryetare e saj, por me mandatin e ri do të ketë një pozicion të ri. Ajo do të drejtojë diplomacinë shqiptare.

Nga korriku i vitit 2024, Spiropali ka mbajtur postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë gjatë Legjislaturës X.

Prej janarit 2019 deri në korrik 2024, ka shërbyer si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke u riemëruar në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste, në shtator 2021.

Para emërimit në detyrë si Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropali ka mbajtur funksionin e nënkryetares së Grupit Parlamentar Socialist dhe të nënkryetares së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, prej vitit 2017 deri në vitin 2019.

Petrit Malaj – ministër i Financave

Rikonfirmim në detyrë për Petrit Malajn. Ai do të vijojë detyrën si ministër i Financave.

Petrit Malaj ka lindur në Tiranë më 13 Tetor 1978. Prej muajit korrik 2024, Malaj ka mbajtur detyrën e Ministrit të Financave. Përpara kësaj detyre, nga muaji janar 2024, Petrit Malaj shërbeu si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Nga viti 2010 Malaj mbajti detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të BDO Albania, pjesë e BDO Group, Grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave. Në vitin 2004 Malaj ishte pjesë e Programit të Qeverisë Gjermane, me fokus në tregjet e kapitalit duke u kualifikuar në Bursën e Frankfurtit dhe Bursën Berlin- Bremen.

Blendi Gonxhja – ministër i Kulturës dhe Turizmit

Blendi Gonxhja ishte ministër i Ekonomisë, Inovacionit dhe Turizmit në mandatin e kaluar. Por nga i riu do t’i ndryshojë portofoli dhe do të jetë ministër i Kulturës dhe Turizmit.

Blendi Gonxhja ka lindur në Tiranë, më 15 Qershor 1970. Prej muajit janar 2024, ai ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Përpara kësaj detyre, nga nëntori 2018, Blendi Gonxhja ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Nga tetori 2015, ai drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë. Në vitin 2000, Blendi Gonxhja u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ndërsa Pas impenjimit si Këshilltar i Fondacionit “Rothschild” dhe “Packard” në 2003, iu dedikua aktivitetit si një sipërmarrës në fushën e shërbimeve të lidhura me transportin në Greqi dhe Shqipëri.

Sofjan Jaupaj – ministër i Mjedisit

Emër i ri në qeverinë Rama.

Sofjan Jaupaj u diplomua për Drejtësi në vitin 2013 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës ku ka qenë anëtar i rrjetit të studentëve ekselentë të këtij Universiteti dhe ndoqi studimet LL.M. për të Drejtën e Pronësisë Intelektuale në Itali, Zvicër (përfitues i bursës evropiane të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale).

Në 10 vitet e fundit ai ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin publik në Shqipëri si Drejtor i Kabinetit i Kryenegociatorit për Integrimin në BE të Shqipërisë, Drejtor i Integrimit dhe Koordinator i Lartë për normat ligjore prioritare të BE-së pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe aktualisht në 3 vitet e fundit ka qenë i emëruar Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Mirela Kumbaro – ministre e Arsimit

Ministrja më jetëgjatë e Edi Ramës është Mirela Kumbaro. Këtë mandat të ri ajo do të mbajë postin e ministres së Arsimit.

Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966. Që prej shtatorit 2021 ajo ka shërbyer si Ministre e Turizmit dhe Mjedisit. Në vitin 2013, emërohet Ministre e Kulturës, post që e mbajti për më shumë se 5 vjet, duke u emëruar sërish ministre e Kulturës në vitin 2017 në mandatin e dytë të qeverisë Rama.

Në vitin 2017 është nderuar me Urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës, me motivacionin për kontribut të lartë në fushën e kulturës dhe të bashkëpunimit shqiptaro-francez.

Evis Sala – ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Emër i ri në qeverinë Rama.

Evis Sala drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në institucionet e arsimit të lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit.

Prof. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh.

Delina Ibrahimaj – ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

Ibrahimaj ka lindur në Tiranë, më 23 dhjetor 1983. Që prej muajit shtator 2023, ajo ka mbajtur postin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Përpara kësaj detyre, Ibrahimaj ka shërbyer si Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Nga viti 2019 e në vijim ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në 2016-2019 ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave dhe në 2015-2016 koordinator për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, anëtare e sallës operacionale në Kryeministri.

Besfort Lamallari – ministër i Drejtësisë

Besfort Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987, në Peshkopi, Dibër. Ai mbajti postin e Zëvendësministrit të Brendshëm që nga 9 Tetori 2017. Lamallari ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009. Në 2013 është diplomuar në Universitetin e Oksfordit në programin Master shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale.

Më herët ka ndjekur studimet pasuniversitare në Itali LL.M “Bashkëpunimi Ndërkombëtar kundër Krimit të Organizuar Transnacional”. Ai është trajnuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), si dhe Akademia e Studimeve Politike – Program i Këshillit të Europës. Z. Lamallari vjen nga një eksperiencë intensive kërkimore shkencore, nga e cila spikat roli i tij si hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit.

Pirro Vengu – ministër i Mbrojtjes

Rikonfirmim në detyrë për Vengun. Ai ka lindur më 24 Prill 1986, në Elbasan. Prej korrikut 2024, ai ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Nga viti 2019 e në vijim (2024), Vengu ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës. Në periudhën 2017 deri në 2019, ai ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Antikorrupsionit, në Kryeministri.

Ndërsa nga viti 2013 deri në 2017, ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme. Më herët, gjatë viteve 2010 – 2013, Vengu ka mbajtur rolin e Koordinatorit të Programeve Kërkimore, European Council on Foreign Relations (Paris, Francë).

Andis Salla – ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Një vend në qeverinë Rama për kryetarin aktual të Bashkisë së Cërrikut.

Ai ka kryer studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Është kualifikuar në vitin 2014 si avokat pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ka një sërë eksperiencash pune si jurist dhe me vonë si Drejtor i IEVP në Elbasan.

Ervin Demo – ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor

La bashkinë e Beratit për t’u bërë deputet. Tashmë do të jetë edhe ministër. Demo ka lindur në Berat, në vitin 1982. Nga qershori 2019 ai ka mbajtur postin e Kryetarit të Bashkisë Berat.

Në vitin 2017 është emëruar Zëvendësministër i Arsimit Sportit dhe Rinisë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2018. Ndërsa gjatë viteve 2012-2016 ka qenë Zv/Rektor i Universitetit të Tiranës.

Ervin Demo ka një karrierë të gjatë në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë. Që nga viti 2004, ka qenë pedagog me kohë të plotë pranë departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Majlinda Dhuka – ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë

Rikonfirmim në detyrë për të.

Dhuka ka kryer disa funksione drejtuese si nëpunëse civile në drejtori dhe departamente si të legjislacionit; zhvillimit dhe planifikimit strategjik në Bashkinë e Tiranës, si dhe në bashkëpunimin për zhvillim dhe ndihmën e huaj; programimin e zhvillimit – planifikimin strategjik; mirëqeverisjen dhe politikën publike, në Kryeministri. Gjithashtu, Dhuka ka luajtur rolin e Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Adea Pirdeni – ministre e Shtetit për Antikorrupsionin

Pirdeni ka lindur në Tiranë më 1 tetor 1983 dhe prej 16 janarit 2024 mban detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Prej shtatorit 2020, ka shërbyer si Zëvendësministre e Drejtësisë dhe negociatore si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 “Gjyqësori & të Drejtat Themelore”.

Në cilësinë e Zëvendësministres, Pirdeni ka mbuluar çështje të kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë dhe antikorrupsionit.

Toni Gogu – ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Toni Gogu është jurist dhe më herët ka mbajtur pozicionin si Zëvendësministër i Drejtësisë dhe në legjislaturën e X të Parlamentit të Shqipërisë si deputet i qarkut të Tiranës.

Gogu ka një përvojë të gjatë në administratën publike dhe në hartimin e politikave ligjore që lidhen me transparencën, konfliktin e interesit dhe qeverisjen e mirë. Me formim në drejtësi dhe përvojë të gjatë në çështje ligjore e institucionale, ai ka qenë i angazhuar në disa procese reformuese që synojnë forcimin e integritetit të funksioneve publike.

Diella – shërbyesja e prokurimeve publike.

Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes.

Next Post

Sa 'zogj' vrau sot Edi Rama dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Mbështeti protestat kundër Vuçiç, serbi i Kosovë tenisti Djokoviç largohet nga Serbia dhe strehon familjen në Greqi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved