• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Projektligji: Hapet rruga për heqjen e dekoratave e titujve të nderit personave që s’e meritojnë! “Shpëtojnë” restorantet e “Baftjari” nga këmborët e dhuruar nga faqjae zezë e Presidencës Meta Metaj

December 2, 2022
in Aktualitet

Në Kuvend është depozituar nga qeveria një projektligj për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Shqipëri. Përpos rregullimeve të tjera, nisma ligjore parashikon për herë të parë edhe mundësinë e heqjes së dekoratave dhe të titujve të nderit për personat që mund të mos e meritojnë.

“Ligji nr.112/2013 ka qenë jo i plotë në drejtim të rregullimit të rasteve kur u hiqet titulli i nderit subjekteve që e kanë marrë atë sipas ligjit. Në projektligjin e ri janë përcaktuar këto raste në mënyrë shteruese, të cilat përmbajnë rrethana të atilla që e bëjnë të pamundur objektivisht mbajtjen e titullit të nderit”, thuhet në relacion.

Konkretisht, kur një person dënohet me vendim të formës së prerë për një nga veprat e parashikuara në Kodin Penal, nuk do të mund të mbajë titullin e nderit. Në këtë rast, vendimi mund të merret nga gjykata si dënim plotësues ose nga vetë institucioni përgjegjës për dhënien e titullit ose titullit vendor të nderit. Titullin e nderit do ta humbasin edhe personat, të cilët shpallen të padëshirueshëm sipas ligjit që rregullon qëndrimin e të huajve në Shqipëri.

Gjithsesi, titujt e nderit dhe medaljet do t’i humbasin restorantet e mishit të derrit dhe të peshkut, që janë nderuar nga ish Presidenti Ilir Meta, kur shkonte për të konsumuar dreka dhe darka, duke i nderuar më pas me titullin “Mjeshtër i Madh”. Meqenëse këto restorante nuk kanë se si të dënohen dhe të shpallen non grata, do të vijojnë t’i mbajnë titujt që u ka dhënë Ilir Meta. Ky i fundit e ktheu Presidencën, jo vetëm në një fabrikë të dhënies së shtetësive, por edhe në një fabrikë dekoratash. Meta ka dhënë një dekoratë çdo dy ditë.

Ndërkaq, ligji i vitit 2013, aktualisht në fuqi, është evaziv sa i takon kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojë një person për t’u nderuar, duke përmendur vetëm termat “personalitete shqiptare” apo {personalitete të huaja”. Nisma e re parashikon që mund të nderohet me titull nderi shtetasit shqiptarë ose të huaj, që janë dalluar në kryerjen e veprimtarive të fushave të ndryshme, brenda ose jashtë vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të shtetit, kombit shqiptar apo komunitetit të njësive të vetëqeverisjes vendore./Adriatik Doçi-shqiptarja/m.j

Next Post

Eksod masiv, pse po emigrojnë miliona italianë larg atdheut?

Kujdes, ndryshe do kesh pasoja serioze! Non grata Sali kërcënon pronarin e ri të ABC News kur është askushi, vaj medet po të ishte në pushtet çfarë u bënte

Ç’leksione demokracie do i japësh Europës në 6 dhjetor o Sali, nuk mjafton ’97-a dhe 21 janari?! Nuk i harron njeri vrasjet e tua

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved