• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Prokurori i Specializuar: Haga nuk e akuzon UÇK-në, por individët me përgjegjësi personale

September 17, 2021
in Aktualitet, Diaspora

Në deklaratën e tij hyrëse në fillim të gjykimit të parë që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara, në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës, Prokurori Xhek Smith i përshkroi Dhomat e Specializuara të Kosovës si një gjykatë që “u frymëzua nga zërat kosovarë dhe u krijua nga akte të popullit të Kosovës” dhe që është provë e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit, njofton ZPS’ja përmes një komunikate drejtuar mediave.

Aty thuhet se Prokurori Smith theksoi se puna e një prokurori lidhet me përgjegjësinë individuale për krime që mund të provohen jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe se në Dhomat e Specializuara përgjegjësia penale për krime është personale.

“ZPS-ja nuk ngre akuza kundër UÇK-së apo kundër luftës që bëri ajo për pavarësinë e Kosovës. Nuk është as detyra, e as dëshira e ZPS-së apo e imja për ta bërë këtë,” citohet të ketë thënë Prokurori Smith.

“Si prokuror, është jashtë kompetencave të mija që të argumentoj apo vendos se cilat luftëra ishin të drejta dhe cilat jo, por mund të them se krimet e luftës nga një palë nuk përligjin krimet e luftës të palës tjetër”, përcjellë Reporteri.net, deklaratën e Prokurorit Smith. “Por, çka mund të jetë më e rëndësishme, unë gjithashtu e di se e vërteta kurrë nuk e dëmton një kauzë që është e drejtë.”

Në kumtesën nga Haga, theksohet se Prokurori Smith e bëri të qartë pikëpamjen e tij se kjo duhet të jetë një gjykatë për viktimat dhe rreth viktimave. Duke nënvizuar se shumë viktima “janë detyruar të presin dy dekada për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera ndaj tyre dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre që nuk janë më në mesin tonë,” ai shpjegoi se: “Nëse duam t’ju shërbejmë këtyre viktimave siç duhet, nuk duhet të ketë kurrë një datë skadimi në lidhje me përgjegjësinë.”

Në lidhje me viktimat në çështjen kundër Salih Mustafës, Prokurori Smith vuri në dukje se, ndërsa në çështje të tjera që ka paraqitur ZPS-ja viktimat ishin një grup i përzier, shqiptarë, serbë, romë dhe persona me kombësi të tjera të Kosovës, të gjitha viktimat e të akuzuarit ishin bashkëpatriotë shqiptarë të Kosovës.

Prokurori Smith, përcjell Gazeta Online Reporteri.net kumtesën e ZPS’së, tha se: “Këta persona nuk ishin armiq të shtetit të Kosovës, ata nuk ishin spiunë. Ata ishin bashkëpjesëtarë të komunitetit, shqiptarë të pafajshëm të Kosovës krimi i vetëm i të cilëve ishte se konsideroheshin, për një arsye a një tjetër, si pengesë për UÇK-në dhe disa udhëheqës të caktuar të saj, dhe si rrjedhim etiketoheshin si bashkëpunëtorë.

“E vërteta, siç do të parashtrohet para kësaj Gjykate javët e ardhshme, është se udhëheqës të caktuar të UÇK-së, përfshirë z. Mustafa, përdorën pushtetin e tyre për të viktimizuar dhe brutalizuar bashkëpatriotë kosovarë, përfshirë individë krimi i vetëm i të cilëve ishte se kishin pikëpamje politike të ndryshme nga ato të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.”

Prokurori Smith theksoi se procedurat kundër z. Mustafa duhen kryer në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe u kërkoi kritikuesve të Gjykatës që të ndjekin se si funksionon ajo, si gjatë gjykimit të tanishëm ashtu edhe gjatë atyre që do të vijojnë, para se të japin një gjykim për të.

Next Post

Edhe 1 Ditë nga Dita e Pastrimit të Botës, mesazhi i Green Line Albania

Për Bashën nuk ka më kthim pas, Noka: Si nisi “sherri” mes Berishës dhe kryetarit të PD-së

Ish këshilltari i Ahmetajt, nga i hetuar nga FBI-ja në këshilltar në Kryeministri: Historia e dyshimtë e Knidi Basharit, Rasputinit shqiptar që ka nisur të shfaqet në zyrat e institucioneve publike

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved