• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, August 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pronari i lokalit i kërkoi Elvanës të largohej, por ajo u kthye më pas…

October 5, 2018
in Aktualitet, Kronike, Kryesore

Një person vdiq dhe 2 të tjerë u plagosën mbrëmë në një lokal në ish-bllok. Viktimë e ngjarjes së djeshme është Fabian Gaxha, ndërsa i plagosur ka mbetur Ervis Martini, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe Eljon Hate, të cilët kanë qenë së bashku në lokal.

Sipas dëshmive që ka marrë policia në vendngjarje, konflikti ndodhi në kohën kur në lokal ndodheshin Ervis Martini dhe Eljon Hate, ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar.

Situata në lokal mes palëve kanë e qenë qetë për disa minuta dhe nuk ka pasur komunikim mes tyre. Rreth orës 21.30 në lokal shkoi Fabian Gaxha truproja i Ervis Martinit. Sapo e ka parë Mata i ka kërkuar të sqarohen për një ngacmim që i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Elvana Gjata dhe një vajze tjetër të shoubizit.

Burimet nga hetimet thonë për BalkanËeb se mes palëve ka pasur konflikte edhe më herët dhe ngacmimi i këngëtares mund të jetë përdorur si pretekst.

Duke parandjerë se gjakrat do të nxeheshin pronari i lokalit Redi Popesku i kërkoi Elvanës të largohet. Disa minuta pasi u largua, këngëtarja u rikthye për t’i kërkuar të dashurit të largohet. Burimet thonë se ajo nuk hyri më në ambientet e brendshme të lokalit dhe pas largimit për herë të dytë, konflikti u ashpërsua.

Kur Fabiani u afrua nisi konfrontimi fizik. Mata e ka goditur disa herë me grusht duke e ulur në tokë. Më pas në ndihmë të Fabianit erdhën Ervis Martini dhe Eljon Hate, menjëherë ka nisur shkëmbimi i zjarrit mes palëve dhe në këto çaste Meviol Bilo, një komando ushtrie, qëlloi mbi grupin rival duke vrarë Fabian Gaxhan dhe duke plagosur Ervis Martinin dhe Eljon Haten.  Bilo njihet si eksperti i përdorimit të armëve të zjarrit dhe si një nga qitësit më të mirë në ushtri.

Autorët e ngjarjes pas të shtënave kanë dalë me shpejtësi nga lokali. Në kamera duket që njëri prej tyre është larguar në këmbë në rrugicat e bllokut, tjetri me makinë, ndërsa i treti nuk duket në pamjet e kamerave të sigurisë. Policia ka mbërritur rreth 10 minuta pas ngjarjes, me të marrë sinjalizim.

Ne vendngjarje gjeti 11 gëzhoja, arme zjarri tip Glock, 10 000 euro, aparate celularë dhe 3 automjete. Pak pas krimit policia gjeti edhe një motor në zonën e Kopshtit Botanik që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Ekspertë të kriminalistikës ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë hetimet me sekuestrimin e kamerave.

Next Post

I trembur pas dy orëve përball prokurorëve, Salianji luan "bllofin" me Babalen: Kam çmontuar për 2 orë provat e prokurorisë, kam prova të reja?!

Sherri për Elvanën, reagon i indinjuar këngëtari: Tani do dalin të na thonë, se dhe arma ishte e Elvanës!

Policia zbulon skenarin e mashtrimit! Dy të rinjtë italianë të prerë në fytyrë e trup : Na grabitën shqiptarët!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved