• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Propaganda, si një praktikë legjitime e drejtësisë së re

April 9, 2025
in Blog
        
 

Mero Baze

Nga debati ballafaques në Gjykatën Kushtetuese mes avokatëve të gazetarit Elton Qyno dhe prokurorëve të SPAK, mbi të drejtën e gazetarit për të ruajtur burimet e informimit, shihen qartë dy probleme.

Problemi i parë ka të bëjë me nivelin profesional të prokurorit përballë Gjykatës Kushtetuese, pasigurinë e tij për çdo çështje që merr përsipër të mbrojë dhe familjarizimin me shkeljen e ligjit.

Të tre këta elementë tregojnë, në të vërtetë, cilësinë profesionale dëshpëruese që ka SPAK.

Ajo që është vërtet shqetësuese për cilësinë profesionale të prokurorëve të SPAK është fakti se “traditën” e krijuar që gazetarët e kronikës të pyesin SPAK-un nëse duhen botuar apo jo dosjet sekrete, ai e quan “normë etike”. Dhe nëse gazetarët nuk e zbatojnë këtë “etikë”, SPAK ndërhyn dhe u sekuestron pajisjet, siç ndodhi në rastin e gazetarit Qyno.

Pra, ai injoron faktin se nuk ka bazë ligjore për këtë veprim.

Kjo ka ndodhur më parë edhe me redaksinë e Lapsit, kur ka publikuar databazën e Partisë Socialiste për zgjedhjet, dhe për të cilën ka një vendim të Strasburgut kundër SPAK.

Në debatin me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, kur ajo i përmendi vendimin e Strasburgut për ndalimin e praktikës së sekuestrimit të mjeteve të punës së gazetarëve, prokurori e pranoi që ai vendim duhet zbatuar – me po aq lehtësi sa e shkel atë.

Problemi i dytë është se i gjithë shqetësimi i ngritur ndër vite për rrjedhjen në shtyp të materialeve sekrete nga prokuroria, tani ka një adresë të qartë: vetë SPAK.

Praktika e krijuar ku SPAK përdor median si mjet për të përbaltur subjektet e tij të hetimit, duke i gjykuar fillimisht në publik e pastaj kopsitur akuzën sipas “mendimit të popullit”, është tashmë një model i verifikuar.

Kjo shpjegon pse rrjedhin në shtyp pjesë të selektuara nga dosjet hetimore, të nxjerra nga konteksti dhe të hedhura si “ushqim për qentë” – me synimin për të penalizuar publikisht personat nën hetim, përpara se të ketë gjykim real.

Kjo praktikë e SPAK duket se ka prekur edhe GJKKO-në, e cila tani ka hyrë në “garë” me SPAK, duke rekomanduar formulim akuzash – dhe ndoshta për herë të parë në historinë e drejtësisë në botë – një gjykatë i rekomandon prokurorisë dënime përtej atyre që ka kërkuar ajo.

Shembulli më i qartë për propagandë kundër një të pandehuri, është një paragraf në zbardhjen e vendimit për paraburgimin e Veliajt, ku gjyqtari Pëllumbni shkruan:

“Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm – atij të grupit të strukturuar kriminal, …pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk u është atribuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e masës së sigurimit, pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit (non reformatio in peius).”

Kur vetë gjykatësi thotë që diçka nuk duhet marrë në konsideratë, sepse cenon pozitën e të pandehurit, pse e shkruan atë në vendim?

Pra, gjykatësi e pranon se nuk ka kompetencë të bëjë një vlerësim të tillë, dhe pranon që ai vlerësim cenon të pandehurin – dhe sërish e përfshin në vendim, duke shtuar: “ju mos e merrni në konsideratë, por unë po e them gjithsesi”.

Kjo është esenca e propagandës me drejtësinë – përdorimi i përbaltjes publike si strategji për të mbrojtur vendime të dobëta ligjore ose hetime të mangëta.

Seanca ballafaquese në Gjykatën Kushtetuese tregoi qartë se në drejtësinë e re po krijohen norma antiligjore veprimi, të cilat justifikohen me “mbështetje publike”, sepse opinionit publik i shitet propagandë në vend të provave – ndërsa personat nën hetim linçohen si të dënuar para kohe.


        
 
Next Post

Fantazia e shfrenuar e të sëmurit Berisha: Mafia shqiptare kërcënoi qindra politikanë europianë, pse nuk "pritën" për darkë Ramën

Nuk "shtruan" darkë në Strazburg sipas fantazisë së Berishës por ... me 16 Maj Macron dhe elita e udhëheqësve të BE darkë me Ramën në Tiranë

Champions League: Barcelona “shkërmoq” Dortmundin dhe i afrohet gjysmëfinales, PSG ia del me përmbysje përballë Aston Villas

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In