• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pse Basha u kompleksua nga propozimi i deputetes Hajdari?

April 6, 2019
in Blog

Nga Mero Baze

Lulzim Basha duket se është kompleksuar nga propozimi i deputetes Rudina Hajdari dhe po përpiqet t’i ikë betejës reale të saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke gënjyer. Një ditë pasi ajo kërkoi publikisht ndryshimin e sistemit në vend, i cili ka instaluar në Shqipëri regjimin e partitokracisë, Lulzim Basha sajoi një takim me disa studentë dhe mes të tjerash, tha se është gati dhe të ndryshojë sistemin zgjedhor.

Deklarata është fryt i parë i presionit publik të një deputeteje të re, e cila drejtoi gishtin tek pakti Rama- Berisha më 2008, që vazhdon të ketë pasoja në jetën politike shqiptare, duke bërë të pamundur çdo inciativë të re politike.

Lulzim Basha i ka pas të gjitha shanset ta shtrëngonte Edi Ramën, së paku vitin e fundit, kur ai i dha mandat të plotë për propozimet në reformën zgjedhore, të ndryshonte sistemin zgjdhor, duke ja vënë Ramës si kusht.

Në fakt ai bëri të kundërtën. Vetëm për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, ai nuk u ul kurrë në tryezën e reformës, pasi nuk kishte si justifikohej para aleatëve të vet, që donin ndryshimin e sistemit.

Por për këtë ka një zgjidhje.

Meqë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe deputetët e tjerë të opozitës që janë në Kuvend, janë dakord ta bëjnë betejë të tyre, ndryshimin e sistemit zgjedhor, atëhere Basha, i cili fare papritur dashka të ndryshojë sitemin, t’iu japë mandat politik atyre që të votojnë ndryshimet që kërkon Lulzim Basha për reformën zgjedhore. Ata me siguri janë gati ta bëjnë.

Nuk ka nevojë të bëjnë pakt mes tyre, as të pajtohen politikisht. Por për të treguar se nuk është duke gënjyer për të qindën herë, mjafton të bëjë një deklaratë politike zyrtare në emër të PD, ku të kërkojë ndryshimet që kërkon në reformën zgjedhore, ku përfshihet ndryshimi i sistemit , dhe t’u kërkojë deputetëve të Parlamentit ta votojnë.

Kjo punë është e kryer. Por ai është një gënjeshtar klasik, që për të njëjtin hall gënjen dy herë. Një herë kur ishte në vendin e duhur, bënte sikur nuk dëgjonte hallin e sistemit, tani që nuk është në Kuvend, bën sikur dëgjon hallin, por nuk është në vendin e duhur.

Këtë siklet ja heq opozita e re. Ai boll të thotë që PD është dakord të ndryshojë sistemin, dhe opozita e re që e ka kauzë të saj, i vë votat në dispozicion.

Kështu lehtëson dhe Edi Ramën, i cili ngjason me ata pleqtë e moçëm, që mbanin radhën për të martuar fëmijët e mbetur në shtëpi. Njërin, më të riun që do të martohet, ky nuk e lë, se i thotë nuk është radha jote, kurse ai që nuk do të martohet, se nuk ndjehet burrë, ky i lutet të martohet.

Next Post

Kean nuk ndalet. Talenti i ri i Juves mposht edhe Milanin

“Deputet sere me plastmasë”, Murrizi i përgjigjet Bylykbashit: Lehu i pari Bylyku i Bashës, kanë që prej vitit 2013 që…

Elez Biberaj i “VOA-s” tregon fytyrën "alias" Sali Berisha: Rama, kryeministër i korruptuar, arrogant dhe uzurpues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved