• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse Berisha duhet të pyes Shkëlzenin, Metën dhe asistenten e tij se kush e kontrollon Portin e Durrësit për kalimin e drogës?

May 27, 2025
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Sali Berisha vijon të komentojë megaoperacionin e SPAK-ut, i cili në bashkëpunim me antimafian italiane, goditi një nga grupet më të rrezikshme kriminale që operonin në Amerikën Latine, Europë dhe Shqipëri. Berisha ka gritur dy akuza. Sipas tij, SPAK zhvendosi operacionin pas zgjedhjeve, duke i lejuar Troplinët të mblidhnin vota për Edi Ramën dhe se grupi i Troplinëve ka marrë nën kontroll Portin e Durrësit, duke e përdorur si port për trafikun e drogës.

Nëse ka sot dy personazhe që e dinë se kush e kontrollon sot Portin e Durrësit dhe për çfarë punësh përdoret porti, ata janë Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta. Shkëlzen Berisha ka kontrolluar koncensionin për skanimin e kontenierëve në port, firmosur nga dyshja Berisha-Bode, ndërsa Ilir Meta është mik për kokë i Xhevdet Troplinit, i konsideruar si bosi i madh i grupit të drogës. Nëse Shkëlzeni dhe Meta nuk kanë një përgjigje shteruese, Berisha mund të pyes asistenten e tij të re, e cila ka qenë mikeshë zemre e Pirro Vengut, ish drejtor i Portit të Durrësit që nga viti 2019, kohë gjatë të cilës kanë kaluar tonelata drogë.

Fakte dhe rrethana

Në 4 prill të vitit 2013, pak para largimit nga pushteti, Sali Berisha dhe Ridvan Bode i dhanë kompanisë S2 ALBANIA me koncension shërbimin e skanimit të kontenierëve në dogana, përfshirë edhe Portin e Durrësit. Pas këtij koncensioni me vlerë 250 milionë euro është përfolur se fshihej si përfitues fundor Shkëlzen Berisha.

Kontrata koncensionare u shpall si korruptive nga Edi Rama, i cili u betua se do t’a anulonte sa po të vinte në pushtet. Kur erdhi në pushtet pas disa muajsh, Edi Rama tentoi t’a anulonte koncensionin, por kompania kërcënoi se do të kërkonte 360 milionë euro në arbitrazh. Kompania kërkoi 70 milionë euro që të hiqte dorë me vullnetin e saj nga koncensioni.

Kompania S2 ALBANIA është në pronësi të kompanisë Rapiscan Systems, me bazë në Kaliforni, SHBA dhe ka si me drejtore Deepak Chopra dhe Victor Sze. Asnjëherë nuk ka pasur dyshime se pas këtij koncensioni fshihen ‘ustallarët’ e Tiranës, gjithnjë të kamufluar, duke vjedhur paratë publike.

Në 16 shtator të vitit 2013, pra 4 muaj më pas, “Rapiscan” i shet 49 % të aksioneve të S2 ALBANIA kompanisë “ICMS”, për vetëm 490 lekë.

Kompania ICMS shpk zotërohet pikërisht nga mjeku Olti Peçini, një personazh i lidhur me tendera dhe koncensione në shëndetësi, pronar i Spitalit Salus.

Dyshimet për këtë lëvizje shtohen nga fakti se Olti Peçini bleu gati gjysmën e konçesionit 250 milionë USD për vetëm për 490 lekë. Ka dyshime të forta se edhe Olti Peçini është thjeshtë pronar në letra. Duket e çuditshme se si ky transaksion paradoksal nuk ka vënë në lëvizje organet ligjzbatuese shqiptare, sidomos SPAK.

Përpos të ardhura nga ofrimi i shërbimit, koncensioni i skanimit të kontenierëve konsiderohet si kyç për kalimin e drogës në Portin e Durrësit. Skanimi është veshur herë pas here me dyshime të forta kur në disa raste në kontenierët e kompanisë Zico (Bana King) të Trifon Muratajt, janë kapur ngarkesa me kokainë.

Nuk është rastësi që Sali Berisha, i cili nuk lë njeri pa përgojuar, nuk e lakon kurrë emrin e Trifon Muratajt, i kthyer në një brand i trafikut të drogës. Bana King është një nga financuesit kryesorë të televizionit të familjes Berisha.

Sali Berisha pretendon se Portin e Durrësit e kontrollojnë Troplinët. Ky grup me influencë në Durrës ka mbështetur historikisht Partinë Demokratike. Pas vitit 2009, Xhevdet Troplini u afrua me Ilir Metën. Ky i fundit është shfaqur në dreka dhe darka me Troplinin, por edhe ka inaguruar bizneset e tij.

Nga ana tjetër, Sali Berisha, në gjyq për korrupsion, dhe Ilir Meta, në burg për korrupsion dhe pastrim parash, janë në një aleancë politike për të ardhur në pushtet, kundër SPAK-ut dhe Perëndimit.


        
 
Next Post

Europiani U17/ Eliminohen Anglia e Çekia, përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste

“Ishte dora e Kremlinit”! Rusia tallet me shpullën që mori Macron nga gruaja

Rama pas emërimit të Igli Tares te Milani: Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e kuqezinjve

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In