• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pse Berisha po nxit mosbindje të të shkarkuarve nga Basha?

October 21, 2021
in Blog

Nga Mero Baze

Një kryetar lokal i Partisë Demokratike në Fier, ka kundërshtuar publikisht vendimin e Lulzim Bashës për shkarkimin e tij dhe zëvendësimin me një kryetar të ri të komanduar. Luan Baçi eshtë përballur me vendimin për shkarkim pas pjesëmarrjes së tij në foltoren e Sali Berishës dhe mbështetjen e hapur të lëvizjes së Berishës kundër kryetarit të PD Lulzim Basha.

Refuzimi i tij për të pranuar shkarkimin dhe komandimin e dikujt tjetër në krye të partisë, në fakt është rasti i parë i mos njohjes legale të një vendimi të kryetarit të PD, në emër të Berishës.

Vetë Berisha e ka pranuar verdiktin e Lulzim Bashës për përjashtim nga grupi parlamentar, por po e lufton atë në rrugë. Edhe Flamur Noka e ka pranuar shkarkimin nga detyra e zëvendëskryetarit të Komisionit të Sigurisë, por po ankohet publikisht për të.

Deklarata e ish-kryetarit të PD së Fierit se nuk e pranon shkarkimin, është shenja e parë e rezistencës organizative të Berishës brenda PD.

Kjo nuk është se ka ndonjë rëndësi për Bashën, pasi ai është në rregull me të drejtën e tij si kryetar. Por kjo është një shenjë e rëndësishme e nisjes së shthurjes së PD dhe relativizimit të autoritetit juridik brenda saj.

E gjithë kjo bëhet nga Sali Berisha për t’i dalë përpara mos përfilljes nga ana e Lulzim Bashës. të një vendimi të pritshëm të Berishës dhe strukturave paralele të tij kundër Bashës.

Siç e ka nisur Berisha, duke parë mungesën e mbështetjes së strukturave të PD për të, do të organizojë një Kuvend paralel me njerëz të tij, në shkelje të statutit dhe organizimit të PD, dhe do të deklarojë shkarkimin e Bashës dhe hapjen e garës për dikë tjetër.

Vendimi normalisht nuk do të njihet nga Basha dhe do të konsiderohet një kuvend ilegal që nuk e përfill askush.

Pikërisht duke e parandjerë këtë fund, Berisha po përpiqet të organizojë rezistencë kundër autoritetit të tij, duke bërë deklarata si kjo e Baçit që nuk njohin vendimin e Bashës për shkarkim. E gjitha bëhet që në fund, kur Basha të injorojë vendimin e strukturave paralele të Berishës, të krahasohet me gjeste si ky i Baçit, që nuk njeh vendimet e Bashës. Ndryshimi është se Bashës do t’i ngelet PD, kurse Berishës do t’i ngelet Baçi.

Next Post

Edi Rama: BE, e paparashikueshme, dje Holanda, tani na doli edhe Bullgaria. Ballkanin e hapur do ta ndjekin të gjithë!

Gjyqet e çuditshme ndaj “Njerëzve-Ujqër” në Evropën Mesjetare, si u ekzekutuan dhjetëra-mijëra

Përgjigjja epike e Wanda Naras për “mikeshën” që për pak i rrëmbeu Mauriton: Për ku*** kujdeset vetë jeta

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved