• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pse është rritur epërsia elektorale e PS-së ndaj PD-së?

February 7, 2025
in Debat

Nga Eduard Zaloshnja

Barometri i fundit i MRB Hellas & DataCentrum (realizuar me 1600 të anketuar në gjithë terrenin e Shqipërisë) tregoi se 40.5% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PS-së. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 760 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PS-së. Për krahasim, në zgjedhjet e 2021-shit votuan mbi 800 mijë zgjedhës të këtushëm për PS-në (por disa u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar si fjalëkryq dhe vota u shkoi dëm).

Sipas Barometrit, 24.9% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PD-së. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 480 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PD-së. Për krahasim, në zgjedhjet e 2021-shit votuan rreth 650 mijë zgjedhës të këtushëm për PD-në (por disa u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar si fjalëkryq dhe vota u shkoi dëm).

Të dyja partitë e mëdha kanë firo votuesish sot, krahasuar me 2021-shin. Por firoja e PD-së është gjigande (170 mijë), ndërsa firoja e PS-së është modeste (vetëm 40 mijë). Dhe PS-ja kishte një epërsi të madhe ndaj PD-së qysh më 2021 (150 mijë vota) …

Edhe një rezultat tjetër i Barometrit e nxjerr në pah këtë diferencë të madhe në firo votuesish. Kështu, pothuaj 95% e votuesve socialistë të 2021-shit janë të vendosur të votojnë qysh sot. Nga ana tjetër, vetëm 85% e votuesve demokratë të 2021-shit janë të vendosur të votojnë qysh sot.

Next Post

Shitet për 35 milionë euro ‘Ferrari’ që fitoi garën e makinave sportive në 1965

Presidenti Trump vë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) që dënoi Netanyahun

Babai i tij në gjendje të rëndë shëndetësore, "produkti" i gabuar i tij antiUÇK Gjykata Speciale i refuzon Hashim Thaçit kërkesën për vizitë në Kosovë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved