• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pse kryeministri i Kosovës po sillet si agjent i AKI-së në pension

September 26, 2021
in Blog

Nga Kimete Berisha

Jo serbët, po malazezët!

Pse Kryeministri i Kosovës po sillet si agjent i AKI-së në pension, dhe vullnetarisht po del me emra kriminelësh dhe ekstremistësh në Facebook-un e tij!

Pse i duket ekskluzivitet t’i zbulojë emrat e dy serbëve ‘sekret’, kur protestuesit po dalin ashiqare ditën, pa maska, po shihen me sy, as nuk po fshehen kur po i tallin, po i shajnë dhe po i nënçmojnë policët e Kosovës!

Nuk po fshehen kur po i djegin zyrat e vendit!

Pse Kryeministri me mish e me shpirt po mundohet të na bind se organizatorët, kriminelët dhe ekstremistët në Veri, nuk janë serbë të Listës Serbe (të cilët po i shohim me në protestë).

Pse sipas Keyeministrit kriminelët nuk serb por janë proserb, nuk janë rus por janë malazez pro-rus!

Kryeministri është kaq i frustruar sa që po kujton se ne nuk po e dimë se kaq fort është duke s shfajësuar Listën

Serbe (si autorë të bllokadës), jo se e do Listën Serbe por sepse nëse e pranon të vërtetën, duhet ta shkarkojë Rakiçin!

(Kur ishte në opozitë, Lista Serbe për Albin Kurtin ishte e keqja më e madhe që ekzistonte në Kosovë, atëherëbata ishin çetnikë, e tash s’janë më çetnikë se i ka mëshiruar dhe bekuar Albin Kurti).

Skuqu.

Duke u sjellur si drejtor i policisë, Kryeministri kërkoi ndihmën e qytetarëve për t’i ‘kërcënuar’ dhe për t’i frikësuar dy shtetasit malazez, si ekstremistë dhe kriminelë! .

Dhe ‘tigrat e Facebook-ut e kryen punën e tyre’, i kërcënuan me jetë dy malazezët kah të cilët bëri me gisht Kryeministri.

Se sikur ta kishte në plan t’i arrestonte, do t’i arrestonte, pa i treguar popullit kush janë ata, dhe pa ju treguar atyre se po ju ‘kërkojmë’-ikni.

Opozita romantike e Kosovës, e frikësuar shumë, iu drejtua BE-së, SHBA-ve, dhe NATO-s, për ndihmë.

Thirrja e tyre ma kujton thirrjen e Nanës Terezë, kur i është drejtuar Jezusit, e Jezusi nuk i është përgjigjur!

E thërras-nuk më përgjigjet!

E lus-nuk më përgjigjet!

Ia kërkoj një shenjë që nuk më ka braktistur -nuk më përgjigjet!

Derisa shqiptarët presin përgjigje nga Amerika, Amerika tashmë ka folur, por nuk e ka dëgjuar askush nga zhurma që ka krijuar Albin Kurti!

Ameria tha: qetësi!

E Albin Kurti përpara se të hyjë me njësinë speciale në Veri, tha: ‘Ne jemi shtet sovran’.

(Sqarim për filloristët: ‘Sovran’ do të thotë: që është i lirë e i pavarur për të ushtruar pushtetin më të lartë pa iu nënshtruar dikujt tjetër).

Edhe sovran-edhe lypësar! Nuk shkon!

Nuk ta duron kush buçken e hundën përpjetë Ty, që s’ke bukë t’i ngopësh popullin tënd;

Ty që i ke vjedhur buqit dhe i ke lënë të vetmuar. U ke vënë kushte që nuk plotësohen, për t’i ftohur nga toka dhe nga buka;

Ty që e shkretërove Kosovën.

Shih, pas 75 vitesh mbyllet shkolla në fshatin Drelaj të Rugovës. Nuk ka nxënës. Nuk ka mbetur askush. Të gjithë po ikin.

Ule buçkën e shiko përreth, gjjthkah mjerim, gjithkahbtokë e djegur, vend i shkretëruar, i ndotyr e i varfër.

Nuk gjen as mjeshtër, të gjithë kanë ikur.

Kushdo që di të ndreq diçka-ka ikur.

(Për humor, njëri më tregoi një ditë se si s’ka më mjeshtër, sepse po ikin në Gjermani, dhe tha: ‘Hej, merre me mend po duhet të marrim mjeshtër nga Shqipëria, pra deri në këtë derexhe ka ardhur puna’!

Opozita i tha Kryeministrit:

‘Na fto në takim, se q’ashtu duhet’. Keyeministri ia kthej përgjegjen Lumir butësisë ‘Ok. Ndoshta ju ftoj në takim’, rrini ju të gatshëm!

Por, ju përkraheni Policinë- e këshilloi Kryeministri opozitën.

Shihja hilen. Thuajse problemi është se opozita ka probleme me policinë!

Policia vepron sipas urdhërave të politikës.

Kur Albin Kurti i thotë ‘përkrahe policinë’, do të thotë i manipulon, se kjo i bie ‘përkrahe Xhelal Sveçlën’!

Ekstremistët në Veri qenkan malazez, edhe ti je me prejardhje nga Mali i Zi…

Krejt simbolikë ndodh veç për hatër të metaforës!

P.S. Më paska marr malli për Ibrahim Rugovën e Hashim Thaçin.

Next Post

HISTORIA: Nga sherri me rusët në Greqi te largimi në Austri dhe shpallja kampion e Florian Markut

Keqkatandisja e një njeriu mosmirënjohës ndaj shqiptarëve

Reforma territoriale, dy objektivat e PS-PD: Shkrirja e 12 qarqeve dhe zgjedhje të parakohshme për bashkitë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved