• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pse tani po dyshoj që përgjimet e Veliajt nuk i ka nxjerrë SPAK?

April 6, 2025
in Blog

Mero Baze

Tani që shumica e përgjimeve me të cilat është ridënuar Erion Veliaj në Gjykatën e Apelit, janë bërë publike, nuk jam më i bindur se këtë gjë e ka bërë SPAK-u. Edhe pse është e çuditshme pse SPAK-u nuk po përpiqet të mbrojë ligjin dhe të veprojë meqë një material i klasifikuar është botuar, nëse shikon përmbajtjen e bisedave, kupton se i interesuari i parë dhe i fundit që ato të mos bëhen publike është vetë SPAK-u.

Siç e mbajmë mend, ditën që Erion Veliaj u ridënua në Apel, pati shumë lajme të infiltruar nga vetë prokurorët e SPAK, se Veliaj është kapur në përgjime kompromentuese, ka folur me gruan dhe vëllain duke dhënë udhëzime kriminale, dhe se faktet e rënda do ta “kalbin në burg”.

Në të vërtetë, gjyqtari duhet të gjykonte dosjen me të cilën ishte vendosur që Erion Veliaj të mbahej në burg më 10 shkurt, dhe jo të gjykonte veprimtarinë e Veliajt në qeli si “’rrugaç”. Ajo padyshim që duhet hetuar dhe gjykuar si vepër më vete, nëse është. Ai mund të shajë rojen e burgut apo drejtorin, madje mund te tentoj të vras gardianin, por kjo nuk është arsyeja pse ka shkuar në burg. Gjyqtari duhet të gjykonte a ka qenë e drejtë masa e arrestit më 10 shkurt apo jo, dhe jo çfarë ka bërë Veliaj më 15 shkurt, 20 shkurt apo 5 mars, duke folur me gruan dhe vëllain.

Ato – nëse janë vepra penale – shtohen si akuza të tjera. Por kjo është një histori e mbyllur dhe i takon Gjykatës së Lartë të vendosë.

Ajo që po debatojmë është përmbajtja e përgjimeve.

Siç duket qartë nga përmbajtja e tyre, kemi të bëjmë me një njeri të dëshpëruar në burg, i cili flet me telefonin zyrtar të burgut – për të cilin të gjithë e dinë që përgjohet – dhe flet për strategjinë e komunikimit me publikun. Nuk kanë ndonjë gjë për të fshehur. E drejta e një politikani të burgosur për t’u mbrojtur publikisht në media, qoftë edhe duke sulmuar prokurorët apo gjyqtarët e tij, është legjitime. Është hequr neni i agjitacion-propagandës që të dënohesh për fjalë. Nëse sulmet përbëjnë vepër penale, ka përsëri gjykatë.

Por nga përmbajtja, nuk ka asgjë që përbën vepër penale, dhe publikimi i tyre është një goditje e rëndë për SPAK-un dhe sidomos për dy prokurorët e çështjes Veliaj.

Për këtë arsye, e tërheq dyshimin tim se Olsi Dado apo Altin Dumani ia kanë dhënë këtë dosje portaleve gjobëvënëse. Madje po dyshoj se e kundërta është e vërtetë. Ose prokurorë të tjerë rivalë brenda SPAK-ut – meqë tashmë SPAK është bërë “çeta-çeta” – kanë infiltruar dosjen për ta bërë publike dhe për të dëmtuar dy prokurorët, ose Berisha me njerëzit e tij, duke bërë sikur do të dëmtojë Veliajn, në fakt ka siguruar dosjen për të shtuar armiqtë e Dumanit dhe Dados, dhe për të shtuar një arsye më shumë për akuzat e tij.

E vetmja gjë e pashpjegueshme është pse SPAK-u nuk e heton rrjedhjen e këtyre përgjimeve, meqë i shpalli “sekret”, pasi ato më shumë se këdo, dëmtojnë akuzën e dytë të SPAK ndaj Veliajt, pasi e nxjerrin atë si të dënuar për herë të dytë pa vendim gjykate.

Dhe kjo nuk i nderon ata. Të paktën të gjejnë kush po i turpëron në publik, përveç atyre që hiqen si zëdhënës të tyre.

Next Post

Edison Ypi: Agroni nuk ngjan

Dy “lajme të mëdha” nga Belind Këlliçi: Berishës i është hequr “non grata” nga SHBA. Nuk e dini ju, po ku jetoni more?

E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved