• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pse Tirana ka 25 vjet nuk voton Partinë Demokratike?

September 29, 2025
in Blog

Nga Kreshnik Spahiu

Më 1 tetor 2000 ndodhi fitorja e parë e Edi Ramës dhe filloi fundosja e Partisë Demokratike në Tiranë.

Kanë kaluar plot 25 vjet që qytetarët e kryeqytetit nuk votojnë PD, përfishrë edhe Lulzim Bashën që humbi me 10 vota, por më pas mandati iu “dhurua” nga KQZ

Po pse Tirana nuk e voton Partinë Demokratike – as për Bashkinë dhe as për qeverinë?

PD, nga një parti qytetare, u shndërrua në një parti provinciale, duke ngjallur reaksion në kryeqytet. Në vitin 2000, nga gara u përjashtuan tre tironas autentikë: Dash Shehi, Buron Kaceli dhe Bamir Topi. PD, nga një parti e studentëve dhe intelektualëve, përjashtoi dhe eliminoi gjithë themeluesit e saj.

Gjatë 10 viteve të para (1991–2000), PD e shkatërroi kryeqytetin me kioska, ndërtime pa leje, shtesa pallatesh dhe kaos urban.

PD i dha prioritet “pushtuesve” dhe jo pronarëve autoktonë: ngriti bastionet në Bathore, Kamëz, dhe periferitë, duke stimuluar fenomenin “tokë e Xanun”.

Sot askush nuk pranon të kandidojë për PD në Tiranë, sepse humbja shihet si e sigurt. Ndërkohë, çdo kryetar bashkie i Tiranës gjatë këtyre 25 viteve – Rama, Basha dhe Veliaj – ka pasur ambicie për kryeministër.

Pse nuk garon Berisha, Flamuri, Albana, Jorida, Alimehmeti, Gazmenti, Agroni, Pollo, Belindi?

Pse disa vite më parë garuan disa personalitete si Besnik Mustafai, Spartak Ngjela, Sokol Olldashi, Halim Kosova dhe sot nuk gjejnë emra?

A është Tirana kaq e parëndësishme sa liderët demokratë i shmangen garës, kur dihet që një fitore në kryeqytet do të ishte paradhoma e një rotacioni politik në zgjedhjet parlamentare?

Në botë ka plot shembuj ku kryeministra kanë qenë më parë kryetarë bashkie:

Britania e Madhe: Boris Johnson (Londër)

Italia: Matteo Renzi (Firence)

Franca: Jacques Chirac (Paris)

Turqia: Recep Tayyip Erdoğan (Stamboll)

Izraeli: Ehud Olmert (Jeruzalem)

Së fundi, dua të rikujtoj një parullë të vitit 1990 në protestat e para:

“Tirona heroike me Partinë Demokratike.”

Kjo parrullë u mbulua nga zhuli i zheleve.

Në vend të saj, tingëllon “shprehja” e Qazim Mulletit: “Kur katunaria zbret në qytet, kombi është në rrezik.”

Në fakt, satira e Qazim Mulletit nuk kishte parasysh fshatarët e thjeshtë, por provincialët që, ngjiten në poste në Tiranë por mbeten të varfër në shpirt, të varfër në mentalitet duke urryer Tiranën dhe pengesë për civilizimin.

Pikërisht këtë sheh Tirona sot tek PD:

“Një rrezik kombëtar.”

Ndoshta Qazim Mulleti e paska tepruar disi por jo, Dritëro Agolli kur tha:

“Mund ta nxjerrësh një katundar nga katundi, por jo katundin nga katundari”

Sot edhe po ndërruan 7 lëkurë, kryeqytetin s’e fitojnë kurrë………

Next Post

Juristi Manjani: Ankesa e Veliajt dhe alibia e opozitës

Gruaja e profesorit italian që ndodhet në burg në Shqipëri, pasi aksidentit ku gjeti vdekjen një 16-vjeçar: Shkuam për një dasmë, kur na vjen një Benz plumb...

Një histori me humor rreth konsullatës shqiptare në Athinë, vite më parë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved