• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Publikoi regjistrimin e takimit Rama-Berisha-Hajdari, Artan Kërluku: Kam 30 vjet që e kam këtë kasetë, Karanxha është…

January 5, 2023
in Metro

Artan Kërluku është personi që mbajti me vite audio regjistrimin e rrallë të takimit mes Azem Hajdarit, Sali Berishës, Edi Ramës dhe Sali Shijakut në 4 Janar të vitit 1991.

Kërluku ka folur për emisionin “Opinion” ku ka treguar se ka zotëruar prej gati 30 vjetësh kasetën me regjistrimin dhe falë teknologjisë e kthye nga formati analog në atë digjital në mënyrë që të mos dëmtohej më tepër.

Ai ka folur për piktorin Ramadan Karanxha, për të cilin i shpreh se regjistronte miqtë dhe njerëz të ndryshëm në sallonin e tij artistik për të mbajtur gjallë momentet e jetës.

Intervista me Kërlukun:

Pyetje: Në çfarë rrethanash ratë në kontakt me këtë kasetë?

Kërluku: Unë kam gati 30 vjet që e kam në shtëpi këtë regjistrim, është pjesë e shumë regjistrimeve të tjera, orë e orë që janë bërë në studion e Ramadan Karanxhës. Meqënëse në disa prej tyre, mos të them të gjitha, ishte normale që një kopje të kasetave ta kisha dhe unë. Më vonë pastaj, pas shumë vitesh u bë e mundur, konvertova nga format analogjik në format digjital në mënyrë që të evitoja prishjen e mëtejshme të këtyre kasetave.

Pyetje: Cila ishte lidhja e Ramadan Karanxhës me personazhet që gjendeshin në kasetë?

Kërluku: Studio e Ramadan Karanxhës që ndodhej në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “Fortuzi” ishte një pikë takimi artistësh, më shumë si një sallon artistik ku vinin muzikantë, piktorë, shkrimtarë etj etj. Unë kam pasur fatin e madh për një 20 vjeçar siç isha unë atëherë, të takoja shumë njerëz të shquar. Nga Dritëroi i madh tek ajka e piktorëve të asaj kohe, Sali Shijaku, Zef Shoshi etj etj. Por edhe studentë të cilët më vonë u bënë të njohur si Edi Rama apo Ornela Vorpsi.

Dy nga pjesëmarrësit në këtë takim, Edi Rama dhe Sali Shijaku ishin frekuentues të këtij salloni.Dhe me shumë mundësi njëri prej tyre ishte ideator i mbledhjes në studion e Karanxhës.

Pyetje: Si është bërë e mundur që të regjistrohej kjo bisedë në fillim të vitit 1991?

Kërluku: Karanxha ishte një personazh atipik për atë kohë. Kishte një entuziazëm prej adoleshenti, këtë regjistrator sapo e kishte marrë, nuk kishte shumë kohë. Argëtohej duke regjistruar njerëz të ndryshëm për të fiksuar momente të jetës, tek e fundit siç bëjmë ne tani duke mbushur hard-disqet e celularët me foto e video.

Regjistronte pafundësisht, miqtë, të afërmit dhe besoj ka qenë e natyrshme regjistrimi i këtyre protagonistëve të këtij takimi në vazhdën e regjistrimeve të tjera, aq më tepër mendoj unë duke parandjerë rëndësinë e këtij takimi.

Next Post

Orëbërësi i famshëm zviceran Franck Muller nxjerr modelin me Skënderbeun: Sa kushton ora luksoze? (Video)

Audioregjistrimi i rrallë: “Mos ia përmendni emrin më”! Kur Rama, Berisha e Hajdari binin dakord (pjesa e dytë)

“Cikloni bombë” shkatërron gjithçka i del para në Kaliforni, i merr jetën një fëmije

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved