• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Sunday, September 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Punë e madhe që s’na njeh Rama, SHBA e BE”, flet “Rithemelimi”: Rëndësi ka që kemi Berishën

May 25, 2022
in Aktualitet

Të shtunën përfundon afati i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Dhe sipas Lisandër Hoxhës, Komisioni e kreu detyrën e tij dhe tashmë partia po kompletohet me të gjitha organet drejtuese.

Edhe pse 35 deputetë nuk marrin pjesë në mbledhjet e bëra nga “Rithemelimi”, i ftuar në ABC Live, Hoxha thotë se nuk asnjë proces përjashtues, përkundrazi sipas tij ka pasur ftesa publike dhe private të cilat, shton ai, janë refuzuar.

“Proces përjashtues? Ata janë ftuar të gjithë. Ka pasur ftesa private dhe publike. Nëse dikush nga grupi parlamentar është i pakënaqur, është pjesë e tij. Nuk është shumica e grupit parlamentar. Në fund të ditës e zgjedhin ata qëndrim e tyre. PD kanë hyrë standarte që s’kanë qenë në PD dhe as në politikën shqiptare. Disave u duhet kohë që të afrohen me ndryshimet e reja. Kthimi i opozitës në krye të detyrës janë lajmi më i mirë. Pjesa tjetër janë retorikë.”

Ndërsa u shpreh se PD tashmë është e bashkuar, Lisandër Hoxha thotë se më 6 mars përfundoi “lufta” mes demokratëve dhe tashmë, sipas tij, dihet se kush ka shumicën në PD.

“Ka pasur debate të brendshme që nuk janë bërë publike. Ka pasur tentativa për ta përmirësuar PD. Kam folur që në shtator 2020 që jemi munduar të flisnim për problemet në PD. Sistemi ishte i kapur. Sot kemi bërë hapa të rëndësishëm, dhe duhet që atë që bëmë de juro në 11 dhjetor ta bëjmë de facto që kjo forcë të fitojë besimin e humbur. Me 6 mars mbaroi lufta, ne u larguam nga fushëbeteja me njëri-tjetri. Thuhej që s’jeni shumicë. Ne kaluam çdo lloj sprove. S’ka askush asnjë dyshim që ne jemi shumica e opozitës.”

Më 22 maj në krye të demokratëve u zgjodh Sali Berisha, dhe sipas asaj që deklaroi Lisandër Hoxha, ishte e pamundur që atë pozicion ta mbante dikush tjetër. Ish-kryeministri, thotë ai, është i vetmi që mund ta bashkojë të djathtën në këtë moment.

“Ne e zgjodhëm Berishën me votë. Ishte e pamundur që dikush tjetër të zgjidhej në krye të PD. Se ai e nisi lëvizjen politike, me 30 vetë. I vetmi person që bashkon të djathtën në këtë moment. Nëse nuk do të hynte për bashkimin e të djathtës, sot do të kishim 6 të djathta.”

Partia Demokratike me Berishën në krye nuk njihet nga mazhoranca, por s’i duket kjo nuk përbën problem për ta.

“Nëse nuk të njeh Edi Rama, punë e madhe. Ka marrë fund marrëveshja me Ramën. Ne duam të na njohin shqiptarët,” thotë Lisandër Hoxha.

Next Post

Rastësia e një forumi i uli në një tavolinë! Meta bënë si i paditur për fyerjet ndaj Yuri Kim e SHBA: Nuk ka asnjë problem mes nesh

I dënuar për "armëmbajtje pa leje"! Saliu "urdhëron": Të lirohet menjëherë Ballist Morina! Vuçiç e Rama e futën në kurth me shërbime sekrete

Përse u tërbua Erdogan me kryeministrin grek Mitsotakis?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved