• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Qeveria hap dyert e administratës: 889 vende të lira pune! Ja sektorët dhe kushtet për të interesuarit

December 4, 2021
in Aktualitet, Debat

Qeveria ka vendosur të shpallë 889 vende të lira pune në administratën publike. Përmes një vendimi të marrë ditën e djeshme janë bashkuar fushat ku do të shpallen vakancat ndërkohë që Departamenti i Administratës Publike do të shpallë konkurset dhe kërkesat për çdo vend vakant.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që Pika 1, e vendimit nr.35, datë 27.1.2021, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:“ Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është,

gjithsej, 889 (tetëqind e tetëdhjetë e nëntë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme: a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 8; b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169; ç) Për kategorinë ekzekutive 652”, 2. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, me zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Vende vakante edhe jashtë shërbimit civil

Ndërkohë qeveria ka vendosur të hapë vende të lira pune edhe nga jashtë shërbimit civil. Përmes një vendimi është vendosur që në nivelin e lartë drejtues të futen individë dhe jashtë sistemit, teksa janë përcaktuar dhe kushtet që duhet të përmbushen.

“Këshilli i Ministrave vendosi përjashtimisht për vitin 2021 procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND është e hapur edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat specifike për pranimin në TND.

2. Për vitin 2021, pranimi në TND të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet një konkursi kombëtar.

3. Numri i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND, është tetë”, thuhet në vendim. Lidhur me kriteret qeveria ka vendosur që kandidatët të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” apo “Master profesional”, të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese si dhe të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale dhe administrative.

“Kriteret minimale të pranimit për këtë procedurë për kandidatët nga jashtë shërbimit civil janë, si më poshtë vijon:

a) Të plotësojnë kushtet e përgjithshme të pranimit në shërbimin civil, të përcaktuara në ligjin “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar.

b) Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” apo “Master profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike.

c) Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese që kanë të paktën 5 vjet që janë krijuar. Përjashtimisht, kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët kanë punuar dhe/ose punojnë:-në institucione ndërkombëtare brenda vendit; -në profesion jashtë vendit;-pedagogë në institucione të arsimit të lartë;-avokatë, noterë apo kontabilistë të miratuar brenda ose jashtë vendit, duhet të kenë të paktën 5 vite përvojë pune.

ç) Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative të cilat janë në proces, si edhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria”, vendosi qeveria.

Next Post

Më 12 dhjetor zgjidhet pasardhësi i Zoran Zaev: Kush janë 4 kandidatët?!

Juristi Romeo Kara: Berisha e pa “Foltoren” si të vetmen shpëtimtare të tij, kampion i egoizmit dhe hipokrizisë

Debati mbi “Prefektin”, Braçe publikon dokumentin e firmosur nga vetë Qazim Mulleti, reagojnë familjarët

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved