• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Qindra mijëra euro për dobësim dhe ndërhyrje estetike në klinika VIP! Meta-Kryemadhi kallëzohen në SPAK: 287 mijë euro për botox

September 15, 2022
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore

Shqiptarja.com mëson se në SPAK është depozituar dje një tjetër kallëzim penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie etj. Dosja është referuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri dhe përmban fakte për shpenzimin e qindra mijërave euro nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për t’u dobësuar dhe rimodeluar fytyrën në një klinikë VIP-ash botërore në San Marino. Bëhet fjalë për klinikën Domus Medica, në San Marino, Itali, një nga më të famshmet në botë. Referimi penal është shoqëruar edhe me një transaksion bankar me vlerë 287 mijë euro, përmes një kompanie offshore, për shërbime estetike në fytyrën e Monika Kryemadhit.

Fotografitë e Monika Kryemadhit para dhe pas ndërhyrjeve estetike nuk lënë vend për dyshime sa i takon ndryshimit drastik. Paratë e shpenzuara, ashtu si paratë e hedhura për lobim, nuk janë deklaruar në ILDKP. Ndërkaq, në kallëzim thuhet se Silva Shametaj është doktoresha që ka ndjekur Monika Kryemadhin për ndërhyrjet estetike në fytyrë, ndonëse Kryemadhi ka deklaruar se bukurinë e ka trashëguar nga mamaja. Kryemadhi, në 15 mars 2020, ka gjetur rastin për të vlerësuar mjeken Silva Shametajn për punën dhe sakrificën e saj në klinikën e San Marinos.

Nga ana tjetër, Ilir Meta kallëzohet për dobësim me para të pista në Vienë. Në dosje thuhet se doktor Gerhard Prager ka ndjekur në mënyrë private në Departamentin e Obezitetit në Spitalin e Vienës. Ndërhyrjeve u janë nënshtryar edhe fëmijë e Ilir Metës. Dosja përmban fotografi në kohë të ndryshme të familjes Meta, të cilat tregojnë ndryshimin drastik të të gjithë anëtarëve të familjes. Ndërhyrjet estetike nuk janë të paligjshme, por e paligjshme është mungesa e deklarimit dhe të justifikimit të parave në ILDKPK siç e parashikon ligji.

Ky është kallëzimi i katërt penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa SPAK ka regjistruar 3 procedime panale, ndërsa po heton Ilir Metën për lobim me vlerë 700 mijë USD në SHBA, me para të padeklaruara. Pritet që në SPAK të referohen edhe 40 kallëzime të tjera ndaj Ilir Metës për abuzime dhe afera specifike.

Next Post

Ja tre arsyet që Basha duhet të rihetohet dhe Lazri të shkarkohet dhe të gjykohet

Grida Duma u ngazllyer për sjelljen e saj të turpshme: E preva fare Edi Ramën! U ndjeva mirë kur iu përgjigja me atë gjuhë

Shifra, forca politike dhe koha që janë është e njëjtë! A do të shpallet Basha non grata nga SHBA? Gazetarja e VOA flet për financimin me 500 mijë $ nga Rusia

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved