Ulsi Manja nuk do të jetë më ministër i Drejtësisë dhe as pjesë e kabinetit qeveritar në qeverinë e re “Rama 4”.
Ministri i ri do të jetë Besfort Lamallari.
Por Manja thotë se është kënaqësi që detyrën do t’ia dorëzojë Lamallarit, teksa vetë do të rikthehet në komisionin parlamentar të ligjeve.
“Rikthehem në shtëpinë time. Kënaqësi që do t’ia dorëzoj detyrën një njeriu dhe një djali të mrekullueshëm, me kontribute të shkëlqyera në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Nuk është largim, është rikthim në shtëpinë time natyrale në komisionin e ligjeve”, tha Manja.