• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama lajmëron krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit: Linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme

January 26, 2025
in Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është shprehur se kanë zhvilluar një mbledhje të Qeverisë, për të diskutuar për dy zhvillime të rëndësishme.

Komentet Rama i bëri përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook, ku tha se do të finalizohet projektligji për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Ai tha gjithashtu se zhvillimi i dytë është se Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme, me fokus kryesor te bujqësia, shkruan A2 CNN.

Rama shtoi se financimi do të jetë 250 milionë euro dhe sipas tij, ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë në mbështetje me kredi të buta, të agropërpunimit, të serave, të agroturizmit, etj.

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit. E para finalizimi i projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit. Falë bashkëpunimit me një institucion financiar prestigjioz të Italisë, jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit.

Projekti është bindës dhe së shpejti do të hidhet për diskutim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro-italiane. Do të garantojë një qeverisje të pavarur dhe profesionale të saj.

E dyta, Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme, me fokus kryesor te bujqësia. 250 milionë euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga Qeveria këtë linjë financimi edhe me një garanci sovrane. Ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë në mbështetje me kredi të buta, të agropërpunimit, të serave, të agroturizmit, e me radhë”, tha Rama.

Next Post

Richard Gere lë përfundimisht SHBA-në dhe zhvendoset në Spanjë! Cilat janë personat e famshëm që braktisën dhe u zotuan të largohen nga Amerika pas fitores së Trump?

Dalin pamje të tjera nga evakuimi i banorëve në pallatin te "Komuna e Parisit": Efektivi thyen xhamin e dritares për të hyrë në banesë, zjarrfikësi me fëmijë në dorë!

"Miliardat e sazeve": Si po lulëzon biznesi i tallavasë me fondet publike dhe përbindëshat e taksave që po krijon ahengxhiu Dritan Agolli?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved