Kryeministri Rama ka dhene nje lajm te mire per shqiptaret. Kompania e fluturimeve Air Albajia, nis fluturimet me Italinë në fillimvjeshtë, pasi deri tani fluturime jane vetem me Stambollin.
Me tej Rama duke iu referuar skeptikeve opozitare qe e sulmuan ne fillim kompanine Shqiptare, shprehet se ‘Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht? Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era?’
Kryeministri Rama ne Facebook:
AIR?ALBANIA??DREJT QIEJVE TË EUROPËS??
Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës??✈
Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht? Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era?
Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh?
Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam????