Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për gazetarët në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik. Rama e ka cilësuar këtë mbledhje si një proces në interes të PD. “Diskutuam për çdo gjë që është e paqartë”, tha ndër të tjera Rama.
Pjesë nga deklarata
Ishte diskutim me një grup të ekspertëve dhe Damiani mbase sqaron më mirë në aspektin e pretendimit se është shprehur dhe sot PD-ja. Erdhëm sot për të shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të diskutuar për çdo gjë të paqartë që kërkon keqkuptime lidhur me ndryshimet kushtetuese. Është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces.
Ky KP e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga ana tjetër, mbas 30 korrikut jeta politike vazhdon. Do të na duhet ta reflektojmë ligjin zgjedhor dhe më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë. Dua ta përsëris që s’jemi në kushtet e një vendi pa një parlament. Paralamenti nuk është inekzistent. Kjo tryezë është shprehje e vullnetit të mirë. P
PD dhe aleatët u arratisën në drejtim të paditur janë pjesë e një realiteti politik. Mohimi do të ishte i padrejtë. Jo vetëm me personazhet por me qytetarët. Jam i keqardhur sepse është kohë shumë e shkurtër. Nuk jemi në kushtet e ndonjë shtrëngese ose halli. Kemi konsensus me forcat parlamentare dhe me ligj e zakon nuk kemi asnjë hall të posaçëm por mendoj që kemi bërë gjënë e duhur. Përsa i përket pretendimit që të mblidhemi flet Damiani se e ka ndjekur procesin nga ana teknike.