• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Raporti i DASH për Shqipërinë: Paraburgimi i zgjatur pa akuza, sfidë kryesore e drejtësisë

August 13, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri për vitin 2024 hedh dritë mbi një problem kritik në funksionimin e sistemit të drejtësisë: mbajtjen e gjatë në paraburgim pa akuza dhe vonesat e konsiderueshme në proceset penale.

Ligji dhe Kushtetuta shqiptare parashikojnë që askush nuk duhet të mbahet arbitrarisht në arrest apo paraburgim dhe garantojnë të drejtën e çdo personi për të kundërshtuar ligjshmërinë e arrestimit në gjykatë.
Megjithatë, realiteti në terren tregon se këto të drejta shpesh cenohen për shkak të mungesave strukturore dhe burokratike në sistemin gjyqësor, shkruan DASH në raportin e saj.

Në Shqipëri, vonesat e zgjatura shkaktohen nga mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe nga burimet e pamjaftueshme materiale.
Këto faktorë, së bashku me menaxhimin e dobët të kalendarëve gjyqësorë dhe mungesën e bashkëpunimit nga dëshmitarë dhe avokatë, bëjnë që shumë procese të zvarriten në mënyrë të papranueshme.

Ligji përcakton se paraburgimi paraprak nuk duhet të kalojë tre vite, por në praktikë shumë të ndaluar përballen me kohë pritjeje që e tejkalojnë këtë limit ligjor, duke cenuar drejtësinë dhe lirinë e tyre.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga raporti është mungesa e avokatit gjatë intervistave me të ndaluarit, gjë që cenon të drejtën e tyre për mbrojtje ligjore. Kjo praktikë nuk është vetëm shkelje ligjore, por edhe një faktor që rrit rrezikun e abuzimeve gjatë hetimeve.
Përtej këtij problemi thelbësor, raporti evidenton edhe sfida të tjera serioze në fushën e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Liria e shtypit vazhdon të jetë e kufizuar nga presioni politik, korruptiv dhe nga vetëcensura që ushtrohet nga gazetarët për të shmangur kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre. Pavarësia e mediave varet shumë nga interesa të fuqishme politike dhe ekonomike, duke e vështirësuar ndjekjen e informacionit të lirë dhe objektiv.
Në aspektin e të drejtave të punëtorëve, ligjet ekzistojnë për të mbrojtur krijimin e sindikatave dhe të drejtën për greve, por zbatimi i tyre është i dobët dhe punëtorët frikësohen nga hakmarrja./AlbanianPost


        
 
Next Post

Evi Kokalari: Ja me çfarë merret Sali Berisha, ju dërgon të huajve gënjeshtra absurde për median e Irfanit

FOTO/ Shtëpi të bëra shkrumb e hi, ushtarakë e zjarrfikës të rraskapitur që flenë në rrugë: Çfarë ka mbetur pas nga nata e tmerrit në Delvinë?

VIDEO/ Avokati i Ilir Metës braktis seancën për "lirimin" nga burgu: Vendimi ishte i paracaktuar, nuk keni shanse ju të talleni me mua (Meta mbetet në burg)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In