Një ditë pasi materniteti “Mbretëresha Giraldinë’ dha lajmin e bukur se 10 mamitë e saj ishin shtatzënë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Rama shkruan në rrjetin social Facebook, se është një rastësi e bukur dhe se 10 mamitë janë në të njëjtin udhëtim mëmësor.
10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në të njëjtin udhëtim mëmësor”, shkruan Rama në Facebook, teksa ka postuar edhe foton e mamive.