• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Refuzon vendimin e Kushtetueses! Ilir Meta bllokon shpalljen e zgjedhjeve të reja në 6 bashkitë pa kryetarë

January 12, 2022
in Aktualitet, Debat

Ilir Meta ka bllokuar përfundimisht shpalljen e datës së zgjedhjeve vendore në 6 bashki pa kryetar në vend. Gjykata Kushtetuese vendosi të lërë në fuqi 30 qershorin duke i hapur rrugë zgjedhjeve të pjesshme.

Vendimi i Kushtetueses u zbardh në datën 2 dhjetor dhe sipas Kushtetutës dhe ligjit brenda 45 ditësh presidenti duhet që të shpallte zgjedhje të reja. Por, ky afat ka kaluar dhe nuk ka asnjë lëvizje nga ana e presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë, nga ana tjetër presidenti Ilir Meta, duket se nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Duket se mosnjohja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimi i tij për zgjedhjet vendore, bëri që presidenti të mos caktojë një datë për zgjedhje të reja dhe të mos e zgjidhë ngërçin e krijuar në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar, pavarësisht vendimit të zbardhur të Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi garën vendore të 2019.

Presidenti i Republikës, pak kohë më parë u shpreh se nuk janë respektuar hallkat ligjore për njoftimin e tij për vakancat e krijuara. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, e cila rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive, të cilat pretendonin jo kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, presidenca e ka cilësuar si zhgënjyes dhe për interesa kundër popullit shqiptar.

Nga presidenca, u tha se gjykata nuk pati vullnet ta zgjidhjet këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues, por ia la sërish çështjen, juridiksionit politik. Kujtojmë se, zgjedhjet e 30 qershorit u bojkotuan nga opozita, por ato u mbajtën në datën e caktuar, pavarësisht se presidenti Ilir Meta e anuloi atë, duke vendosur një datë tjetër.

Në dy opinionet për Shqipërinë, Komisioni i Venecias ka vënë në dukje se bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

6 bashkitë që janë pa kryetar

Ndërkohë, vend janë 6 bashki të cilat kanë mbetur pa kryetar nga zgjedhjet e 30 qershorit. E para bashki që mbeti pa kryetar të zgjedhur nga procesi zgjedhor i 30 qershorit 2019 ishte qyteti i Shkodrës. Bashkia tjetër pa kryetar është edhe qyteti i Durrësi, pasi ish-drejtuesja e qytetit bregdetar, Valbona Sako, dha dorëheqjen. Ndërsa, një tjetër bashki e cila ka mbetur pa kryetar është edhe Bashkia Vorë. Kjo bashki mbeti pa kryetar në nëntor të vitit 2019, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkarkoi nga detyra Agim Kajmakun.

Ndërkohë, në listën e bashkive të cilat janë pa kryetar është edhe Bashkia Dibër pasi ish- kryetari i kësaj bashkie vendosi që të jepte dorëheqjen. Ndarja nga jeta për shkak të një infarkti e Haxhi Memollës, në shkurt 2020, la pa drejtues të zgjedhur edhe Bashkinë e Rrogozhinës. Në korrik 2021, pa kryetar mbeti edhe Bashkia e Lushnjës, ku Fatos Tushe u shkarkua nga detyra me vendim qeverie pasi u akuzua për korrupsion./SIDORELA BRAÇJA

Next Post

Spartak Braho paralajmëron “tërmetin” që do të shkaktojë Edi Rama brenda qeverisë: Ja çfarë ka zbuluar!

Rusët mbështesin skenarët e Berishës?! Çollaku dhe deputetët e PD flasin për influencë anti-SHBA dhe skenarë vrasjesh: Zbardhen diskutimet në Kryesi

Frrok Çupi parashikon zhvillime që do të ‘shkundin’ politikën në Shqipëri, tregon çfarë do ndodhë me Sali Berishën dhe plas deklaratën e fortë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved